Pesë kandidatë, pesë vizione për drejtimin e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Shkup. Para Këshillit të Prokurorëve Publikë, kandidatët prezantuan prioritetet e tyre, duke vënë theksin te profesionalizmi dhe pavarësia nga ndikimet politike. Si prioritete përmendën edhe hetimet financiare, transparenca, digjitalizimi, përforcimin e resurseve njerëzore, forcimin e kapaciteteve hetimore, funksionalizimi i qendrës hulumtuese, hetime më të avancuara financiare, digjitalizimi dhe pajisjet teknike, si dhe trajnime të specializuara për prokurorët dhe stafin.
“Nuk do të lejoj që kjo prokurori të jetë instrument politik e as të anashkalojë lëndë të ndërlikuara për shkak të ndjeshmërisë së tyre. Për të gjithë duhet të vlejnë kriteret e njëjta ligjore”, tha Trajçe Pelivanov.
“Unë besoj se kë të zgjedhin ose për kë të votojnë, prokurorët publikë ta bëjnë këtë vetëm për dinjitetin e tyre, sepse nëpërmjet dinjitetit të tyre do ta japin votën për autoruitetin që do t’i përfaqësojë nesër”, tha Lidija Raiçeviq.
“Pika tjetër e programit tim e cila është me rëndësi, është aktivitet më i madh në pjesën e hetimeve financiare dhe kjo sigurisht do të çoj në konfiskim më të madh të pronave”. Tha Iskra Hadzi-Vasileva.
“Kur flasim për transparencë nuk flas vetëm për qasjen e prokurorëve, mediave, që kuptohet se ajo duhet të jetë e lejueshme, por për vendimet që sillen nga prokurorët publikë, diçka e ngjashme që e ka edhe gjykata”, tha Jovan Cvetanovski.
“Fokusi im përgjithësisht do të jetë që qendra hulumtuese të jetë pika kryesore lëvizëse në atë prokurori dhe me mundësi që ata hulumtues të jenë të punësuar në Prokurorinë publike, tha Faton Azizi.
Se kush do ta marrë drejtimin e kësaj prokurorie do të vendoset më 28 tetor, me votim të fshehtë dhe të drejtpërdrejtë nga prokurorët publikë, për shkak të përfundimit të mandatit të kryeprokurorit aktual, Islam Abazi.


