Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

26 Nëntor 2026

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

26 Nëntor 2026

Mike Tyson bëhet pjesë e një seriali të njohur turk

26 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Sistemi i drejtësisë në krizë, 18 gjykata joefikase dhe mbi 134.000 lëndë të pazgjidhura

Press Online12 Tetor 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Partia Liberal-Demokratike (PLD) ka reaguar për gjendjen në sistemin e drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, duke vlerësuar se ai përballet me probleme serioze për shkak të financimit të pamjaftueshëm, mungesës së kuadrit dhe ndikimeve politike. Në reagimin e saj, partia i referohet Raportit të njëmbëdhjetë në hije për Kapitullin 23 të Institutit për Politikë Evropiane (EPI).

Nga PLD-ja theksojnë se 18 nga gjithsej 34 gjykata janë joefikase, se ka mbi 134.000 lëndë të pazgjidhura, ndërsa disa prokurori funksionojnë pa asnjë prokuror publik.

PLD-ja kritikon se për pushtetin gjyqësor ndahen vetëm 0,26 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), në vend të 0,8 për qind, sa parashikohet me ligj. Si problem shtesë e përmend anulimin e konkursit për pranimin e 130 kandidatëve në Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë, për shkak se Ministria e Financave nuk kishte siguruar mjetet e nevojshme.

Partia paralajmëron edhe për presione nga pushteti ekzekutiv ndaj Prokurorisë Publike, përmes deklaratave publike të funksionarëve të lartë qeveritarë lidhur me hetime dhe procedura konkrete gjyqësore.

“Pushteti nuk mund të kërkojë njëkohësisht rezultate nga prokuroria dhe, nga ana tjetër, të komentojë e kontestojë politikisht vendimet e saj. Nuk mund të thirret në sundimin e ligjit, ndërsa krijon një atmosferë në të cilën prokurorët duhet të mendojnë se cili do të jetë reagimi politik para se të marrin një vendim profesional”, thuhet në reagimin e LDP-së.

Sipas partisë, mungesa e kuadrit dhe e mjeteve financiare, së bashku me ndryshimet në Kodin Penal që kanë mundësuar parashkrimin e lëndëve për korrupsion të nivelit të lartë, kontribuojnë në një gjendje ku pandëshkueshmëria bëhet rregull, ndërsa drejtësia përjashtim.

Kryetarja e PLD-së, Monika Zajkova, vlerëson se problemi nuk qëndron vetëm te mungesa e mjeteve financiare, por edhe te prioritetet politike.

“Është e qartë se pushteti ka para për funksionarët, por nuk ka para për drejtësinë!”, thekson Zajkova.

PLD-ja kërkon sigurimin urgjent të mjeteve financiare të parashikuara me ligj për sistemin e drejtësisë, zhbllokimin e pranimit të gjykatësve dhe prokurorëve të rinj publikë, uljen e shpenzimeve të panevojshme administrative dhe ridrejtimin e mjeteve buxhetore drejt institucioneve që duhet të garantojnë sigurinë juridike të qytetarëve.

Previous ArticleRibashkimi i Lelës dhe Leonit: Një histori dashurie që frymëzon
Next Article ZYRTARE/ Clarence Seedorf do të drejtojë klubin e njohur – Vizion Plus

Lajme të ngjashme

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

26 Nëntor 2026 MAQEDONI

Vrasja te Liqeni i Smillkovës, ndalohet një person

26 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

26 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

VLEN: 2.3 milionë euro u kthehen 26 mijë qytetarëve nga kreditë e shpejta

26 Nëntor 2026 MAQEDONI

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

26 Nëntor 2026 MAQEDONI

ISHT obligon kompanitë e kredive të shpejta t’ua kthejnë qytetarëve mbi 140 milionë denarë

26 Nëntor 2026 EKONOMI
Lajmet e fundit

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

Press Online26 Nëntor 2026 MAQEDONI

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi këtë të enjte një vizitë në…

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

Press Online26 Nëntor 2026 SPORT

Granit Xhaka do të jetë pjesë e Sunderlandit edhe për disa sezone…

Mike Tyson bëhet pjesë e një seriali të njohur turk

Press Online26 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Mike Tyson, një nga emrat legjendarë në historinë e boksit botëror, do…

Kurti: Qendra për dronë në Podujevë pritet të funksionalizohet në vitin 2027

Press Online26 Nëntor 2026 KOSOVË

Kryeministri tha se marrëveshja me fondacionin turk “T3”, të udhëhequr nga kompania…

Maqedonci: Bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri, i rëndësishëm për sigurinë e përbashkët

Press Online26 Nëntor 2026 KOSOVË

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në konferencën “Sfidat e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.