Legjenda e futbollit holandez, Clarence Seedorf, është trajneri i ri i Corinthians.
Clarence Seedorf nis një kapitull të ri në karrierën e tij si trajner.
Klubi brazilian Corinthians ka zyrtarizuar emërimin e 50-vjeçarit në krye të skuadrës, pas shkarkimit të Fernando Diniz, i cili u largua pas një serie prej shtatë humbjesh radhazi në kampionat.
Sipas raportimeve nga mediat braziliane, marrëveshja mes palëve është e vlefshme deri në fund të vitit 2027.
Për Seedorf, ky është rikthimi në drejtimin e një skuadre pas eksperiencës së fundit me përfaqësuesen e Kamerunit, në vitin 2019.
Drejtuesit shpresojnë që përvoja, autoriteti dhe mentaliteti fitues i ish-mesfushorit të ndihmojnë ekipin të dalë nga kriza.
“Pranimi i kësaj sfide është një nder, por edhe një përgjegjësi e madhe. Jam këtu për të dhënë gjithçka dhe për të ndërtuar një skuadër që lufton për çdo top, çdo minutë dhe çdo fitore”, është shprehur Seedorf, sipas deklaratës së publikuar pas emërimit të tij.


