Kanë përfunduar 45 minutat e para të dy ndeshjeve të kampionatit shqiptar, me gola dhe emocione në përballjet Partizani–Tirana dhe Vllaznia–Dinamo.
Në derbin e kryeqytetit, Partizani dhe Tirana kanë shkuar në dhomat e zhveshjes me rezultatin 1-1. Bardheblutë kaluan të parët në avantazh me anë të Xhixhës, por “demat” reaguan përmes Himallarit, i cili riktheu barazpeshën.
Gjithçka mbetet e hapur për pjesën e dytë, ku të dyja skuadrat do të kërkojnë golin e fitores në një sfidë me shumë rëndësi dhe rivalitet.
Ndërkohë, në përballjen tjetër, Vllaznia po fiton 1-0 ndaj Dinamos. Shkodranët arritën të gjejnë rrugën e rrjetës me Muratajn, duke mbyllur pjesën e parë në avantazh dhe duke hedhur një hap drejt një rezultati pozitiv.
Tashmë, vëmendja kalon te 45 minutat e dyta, ku Partizani dhe Tirana do të kërkojnë të shkëputen nga barazimi, ndërsa Dinamo do të tentojë të reagojë përballë Vllaznisë.


