Ukraina pritet të përfitojë rreth 3 miliardë euro të tjera ndihmë ushtarake nga Bashkimi Evropian që javën e ardhshme.
Lajmin e bëri të ditur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pas një bisede me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke e cilësuar mbështetjen si të rëndësishme për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.
Ndërkohë, Zelensky akuzoi Rusinë se po vijon sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, pavarësisht njoftimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për një armëpushim në këtë sektor.
Ai iu referua goditjeve në Kiev dhe rajonin e Kharkivit, ndërsa nga pala ruse nuk ka pasur ende një reagim zyrtar për këto deklarata.
/vizionplus.tv


