Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për një armëpushim energjetik me efekt të menjëhershëm.
Ai iu bëri edhe thirrje të dyja palëve që të mos e shkelin marrëveshjen.
“Me efekt të menjëhershëm ka hyrë në fuqi një armëpushim energjetik në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës. Të dyja palët kanë rënë dakord. Mos e shkelni!”, shkroi Trump në rrjetin e tij social Truth.
Por, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se nuk kishte dijeni për një marrëveshje të tillë.
“Për mua është një risi. Nëse edhe Moska është dakord, atëherë jemi edhe ne. Nëse Trump e ka negociuar me Putinin, ju lutem na tregoni kur do të nisë armëpushimi. Ne jemi gati dhe do ta pranojmë”, tha Zelensky për Axios.
I pyetur edhe për kërkesat e bëra në të kaluarën për largimin e tij nga pushteti, Zelensky u përgjigj se vendimi u takon qytetarëve të Ukrainës.
“Nëse duhet të largohem? Këtë duhet ta vendosin ukrainasit”, deklaroi ai.
/vizionplus.tv


