Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

26 Nëntor 2026

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

26 Nëntor 2026

Mike Tyson bëhet pjesë e një seriali të njohur turk

26 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Trump: Ukraina duhet të ketë president të ri – Vizion Plus

Press Online11 Tetor 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se Ukraina duhet ta “zgjedhë një udhëheqës të ri”, duke e fajësuar presidentin Volodymyr Zelensky për mungesën e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër vendit të tij dhe duke kërkuar që Kievi “t’i ndalë patjetër” sulmet ndaj rafinerive të naftës së Rusisë.

Trump e tha këtë të shtunën natën, disa orë pasi sulmet ruse vranë të paktën 20 persona në qytetin juglindor të Zaporizhjas, si dhe një ditë pasi ai njoftoi se kishte arritur marrëveshje me presidentin rus, Vladimir Putin, për t’ia mundësuar Rusisë eksportimin e karburantit dizel në tregjet globale.

Këto ishin fjalët më të ashpra të Trumpit ndaj Zelenskyt qëkurse ata i përmirësuan marrëdhëniet pas një takimi tejet të tensionuar në Shtëpinë e Bardhë, në shkurt të vitit 2025.

“Zelensky mund ta kishte zgjidhur këtë luftë shumë herë, shumë e shumë herë, por ai zgjedh të mos e bëjë këtë. Është shumë e vështirë”, u tha Trump gazetarëve në Uashington, duke i sugjeruar Ukrainës ta “zgjedhë një udhëheqës të ri që mund të arrijë marrëveshje”.

Putini nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, tetë vjet pasi Rusia e pushtoi Krimenë dhe nxiti luftë në rajonin lindor të njohur si Donbas.

Trump përsëriti pretendimin e tij se lufta në shkallë të gjerë nuk do të kishte nisur po të kishte qenë ai në pushtet.

“Kjo është një luftë që nuk duhej të kishte nisur kurrë dhe mendoj se ka ardhur koha që Ukraina të ketë një president të ri”, tha ai.

Zelensky u zgjodh për një mandat pesëvjeçar në vitin 2019, por vazhdon të qëndrojë në detyrë, pasi zgjedhjet janë të ndaluara nën ligjin e gjendjes së jashtëzakonshme, i cili u vendos në fillim të pushtimit në shkallë të plotë dhe është zgjatur vazhdimisht.

Putini e ka shfrytëzuar mungesën e zgjedhjeve për të pretenduar se Zelensky nuk është udhëheqës legjitim.

Trumpi e bëri përfundimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës prioritet kur u rikthye si president në janar të vitit 2025.

Megjithatë, Kievi dhe Moska vazhdojnë të kenë mospajtime të mëdha në qëndrime gjatë bisedimeve. Kremlini nuk po ofron lëshime, i ka kundërshtuar vazhdimisht thirrjet për armëpushim të plotë dhe vazhdon të këmbëngulë në kërkesat e tij, përfshirë zotërimin e një pjese të Donbasit që nuk ka arritur ta pushtojë në fushëbetejë.

Deklaratat e Trumpit erdhën pasi Zelensky kritikoi e marrëveshjen e tij me Putinin për lehtësimin e përkohshëm të kufizimeve ndaj eksporteve ruse të karburantit dizel, duke e cilësuar atë si “të dobët” dhe si një “dhuratë” për Kremlinin, që vetëm sa do të nxiste sulme të mëtejshme.

Ai paralajmëroi se kjo marrëveshje do t’i mundësonte Rusisë të fitonte më shumë nga eksportet e karburanteve dhe mund të ndihmonte më tej në financimin e pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës.

Përveç ofensivës në fushëbetejë në lindje dhe jug të Ukrainës, Rusia ka bombarduar vazhdimisht infrastrukturën energjetike dhe atë civile të vendit, duke lënë mijëra njerëz pa ngrohje ose energji elektrike, edhe në kohën kur temperaturat gjatë dimrit bien nën zero.

Kievi është kundërpërgjigjur gjithnjë e më shumë me një fushatë sulmesh me rreze të gjatë veprimi, duke shënjestruar objektet ushtarake dhe energjetike ruse, për t’ia kufizuar të ardhurat Rusisë lidhur me financimin e pushtimit dhe për t’i bërë edhe civilët rusë ta ndiejë luftën.

Sulmet ukrainase kanë shkaktuar mungesa të karburanteve.

Trump tha se Zelensky “dëshiron t’i krijojë probleme botës” dhe konsumatorëve amerikanë të naftës dizel, përmes sulmeve ndaj rafinerive të naftës, në një kohë kur furnizimi është i kufizuar, kryesisht për shkak të luftës së SHBA-së me Iranin dhe ndërprerjeve të transportit detar në Ngushticën e Hormuzit.

Mungesat kanë rritur çmimet e benzinës dhe dizelit, duke krijuar një sfidë për Partinë Republikane të Trumpit para zgjedhjeve për Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, më 3 nëntor.

“Mos i goditni rafineritë, sepse ky është një problem global që është shkaktuar dhe ai dëshiron t’i krijojë probleme botës”, tha Trumpi, duke e paralajmëruar Zelenskyn “t’i ndalë patjetër sulmet”.

“Ai dëshiron t’u krijojë probleme bujqve dhe blegtorëve tanë me karburantin dizel, sepse Rusia furnizon një pjesë të madhe të botës me këtë karburant”.

Kundërshtarët e Trumpit në Kongres e kritikuan marrëveshjen me Putinin për karburantin dizel, duke thënë se SHBA-ja duhet t’i bëjë trysni Rusisë që t’i japë fund luftës.

Edhe përkrahësit e Ukrainës reaguan kundër kritikave të Trumpit ndaj Zelenskyyt.

Përfaqësuesi republikan, Brian Fitzpatrick, shkroi në rrjetin X se Zelensky gëzon “mbështetjen dërrmuese” në Kongres, duke thënë se “Rusia është plotësisht përgjegjëse për të gjitha dëmet dhe shkatërrimet, si në jetë njerëzore, ashtu edhe në pasuri, që kanë ardhur si pasojë e sulmit të paprovokuar të Putinit”.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian do të vazhdojë ta zvogëlojë varësinë nga lëndët djegëse fosile ruse dhe nuk dëshiron të ndihmojë në financimin e luftës së Moskës kundër Ukrainës, i tha një zëdhënës i Komisionit Evropian Radios Evropa e Lirë të shtunën.

Zyrtarë amerikanë, ukrainas dhe evropianë zhvilluan bisedime në Majami më 9 tetor. I dërguari i posaçëm i Trumpit, Steve Witkoff, i cili po udhëheq negociatat amerikane me Kievin dhe Moskën së bashku me Jared Kushnerin, i përshkroi diskutimet si konstruktive.

Ai tha se në bisedime u trajtuan mënyrat për ta ulur tensionin e konfliktit para dimrit, qëndrueshmëria energjetike, eksportet e drithërave, garancitë e sigurisë dhe rindërtimi i Ukrainës pas luftës.

Bisedimet përfunduan pa ndonjë përparim të rëndësishëm dhe Zelensky tha se besonte se delegacioni ukrainas “thjesht po përdorej si mbulesë”.

Previous ArticleCili lloj hekuri ndihmon më shumë kundër lodhjes?! Ja çfarë këshillojnë farmacistët…
Next Article Sot mbahet edicioni i 36-të i “Maratonës së Mallit”

Lajme të ngjashme

Eisenkot arrin marrëveshje koalicioni me “Demokratët”, synon t’i japë fund qeverisjes së Netanyahut

26 Nëntor 2026 GLOBI

Meloni: Lufta në Ukrainë nuk duhet të zgjerohet në Mesdhe

26 Nëntor 2026 GLOBI

Operacion masiv në 12 vende të Evropës, arrestohen 21 persona për pastrim parash

26 Nëntor 2026 GLOBI

Magyar: Mundësitë për marrëveshje mbi buxhetin e BE-së janë pothuajse zero

26 Nëntor 2026 GLOBI

Banka e Anglisë ngre alarmin, hipotekat dhe energjia rëndojnë buxhetet e miliona familjeve

26 Nëntor 2026 GLOBI

Magyar: Mundësitë për marrëveshje mbi buxhetin e BE-së janë pothuajse zero

26 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

Press Online26 Nëntor 2026 MAQEDONI

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi këtë të enjte një vizitë në…

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

Press Online26 Nëntor 2026 SPORT

Granit Xhaka do të jetë pjesë e Sunderlandit edhe për disa sezone…

Mike Tyson bëhet pjesë e një seriali të njohur turk

Press Online26 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Mike Tyson, një nga emrat legjendarë në historinë e boksit botëror, do…

Kurti: Qendra për dronë në Podujevë pritet të funksionalizohet në vitin 2027

Press Online26 Nëntor 2026 KOSOVË

Kryeministri tha se marrëveshja me fondacionin turk “T3”, të udhëhequr nga kompania…

Maqedonci: Bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri, i rëndësishëm për sigurinë e përbashkët

Press Online26 Nëntor 2026 KOSOVË

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në konferencën “Sfidat e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.