Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

26 Nëntor 2026

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

26 Nëntor 2026

Mike Tyson bëhet pjesë e një seriali të njohur turk

26 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Murati: Transaksionet financiare duhet të jenë më transparente dhe të gjurmueshme

Press Online9 Tetor 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link



Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se Kosova ka ulur nga 500 në 300 euro kufirin e pagesave me para të gatshme ndërmjet bizneseve, me qëllim të parandalimit të financimit të paligjshëm dhe rritjes së gjurmueshmërisë së transaksioneve financiare.

Murati këto deklarata i bëri në aktivitetin e organizuar nga Ministria e Financave në kuadër të Procesit të Berlinit për financat e paligjshme, me temën “Beyond Compliance – Ndërtimi i ekonomive të qëndrueshme përmes integritetit financiar”.

Ai tha se përtej miratimit të ligjeve dhe përmbushjes së standardeve ndërkombëtare, rëndësi ka zbatimi i tyre në praktikë dhe efektiviteti i masave për parandalimin e aktiviteteve financiare të paligjshme.

“Një nga mënyrat më të thjeshta për të vepruar, një masë që mund të zbatohej relativisht lehtë, ishte trajtimi i çështjes së pagesave me para të gatshme. Këto pagesa zakonisht nuk mund të gjurmohen, ose gjurmimi i tyre është i vështirë, dhe ato mund të përdoren për financim të paligjshëm”, tha Murati.

Duke shpjeguar masat e ndërmarra, ministri bëri të ditur se për transaksionet ndërmjet bizneseve kufiri i pagesave me para të gatshme është ulur në 300 euro, ndërsa për transaksionet ndërmjet bizneseve dhe konsumatorëve kufiri është 2.000 euro.

Sipas tij, shumat mbi kufirin e përcaktuar duhet të realizohen përmes transaksioneve të gjurmueshme në institucione financiare të licencuara në Kosovë.

Murati foli edhe për zhvillimet në fushën e kriptovalutave, duke theksuar se Banka Qendrore e Kosovës ka ndërmarrë hapa për të vënë nën kontroll dhe për të licencuar operatorët e këmbimit që përdorin kriptovaluta.

Ai vlerësoi se këto masa mund të kontribuojnë në digjitalizimin e pagesave, rritjen e transparencës dhe forcimin e konkurrencës së ndershme, si dhe në kalimin e më shumë aktivitetit ekonomik në ekonominë formale.

Në fund, Murati theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër financimit të paligjshëm, duke argumentuar se paratë e përfituara në mënyrë të paligjshme mund të kalojnë lehtësisht përtej kufijve shtetërorë.

“Përveç kësaj, së fundmi ka pasur zhvillime edhe në fushën e përgjegjësisë së Bankës Qendrore. Ajo ka ndërmarrë hapa për të vënë nën kontroll dhe për të licencuar edhe operatorët e këmbimit që përdorin kriptovaluta. Kjo, natyrisht, mund të ndihmojë që pagesat dhe transaksionet të bëhen digjitale, të gjurmueshme dhe më transparente. Në këtë mënyrë, mbështetet edhe konkurrenca e ndershme dhe ndihmohet kalimi i më shumë aktivitetit ekonomik në ekonominë formale, aty ku i takon. Megjithatë, asnjë masë e vetme, asnjë institucion dhe, aq më pak, asnjë shtet nuk mund ta bëjë këtë i vetëm. Paratë e përfituara në mënyrë të paligjshme kalojnë shumë lehtë përtej kufijve, prandaj edhe bashkëpunimi ynë duhet të jetë po aq i lehtë dhe efikas”, tha Murati.

Previous ArticlePesë të vdekur nga shembja e një pallati në Stamboll, mes viktimave një vajzë 5-vjeçare – Vizion Plus
Next Article Skandali i ri në Tiranë: Fytyra të njohura përfshihen në ngjarje shqetësuese

Lajme të ngjashme

Kurti: Qendra për dronë në Podujevë pritet të funksionalizohet në vitin 2027

26 Nëntor 2026 KOSOVË

Maqedonci: Bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri, i rëndësishëm për sigurinë e përbashkët

26 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës ndan mbi 61 mijë euro për Komisionin Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt

26 Nëntor 2026 KOSOVË

Presidentja Shiroka Pula përfaqëson Kosovën në Samitin e liderëve të rajonit Brdo-Brijuni në Ohër

26 Nëntor 2026 KOSOVË

29 vjet nga dalja publike e UÇK, Kuvendi i Kosovës nderon luftëtarët e lirisë, Haxhiu kërkon lirimin e ish-krerëve

26 Nëntor 2026 KOSOVË

Serbia vazhdon narrativën kundër Kosovës edhe në takimin me admiralin e NATO-s

26 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

Press Online26 Nëntor 2026 MAQEDONI

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi këtë të enjte një vizitë në…

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

Press Online26 Nëntor 2026 SPORT

Granit Xhaka do të jetë pjesë e Sunderlandit edhe për disa sezone…

Mike Tyson bëhet pjesë e një seriali të njohur turk

Press Online26 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Mike Tyson, një nga emrat legjendarë në historinë e boksit botëror, do…

Kurti: Qendra për dronë në Podujevë pritet të funksionalizohet në vitin 2027

Press Online26 Nëntor 2026 KOSOVË

Kryeministri tha se marrëveshja me fondacionin turk “T3”, të udhëhequr nga kompania…

Maqedonci: Bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri, i rëndësishëm për sigurinë e përbashkët

Press Online26 Nëntor 2026 KOSOVË

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në konferencën “Sfidat e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.