Pas përfundimit të turit të parë të Kupës së Shqipërisë, janë përcaktuar edhe çiftet që do të përballen në raundin e dytë të kompeticionit për sezonin 2026/27.
Në këtë fazë spikasin disa përballje interesante mes skuadrave të Kategorisë së Parë, ndërsa Skënderbeu dhe Laçi do të përballen me Apoloninë dhe Shirokën.
Çiftet e turit të dytë:
Kastrioti – Eagle
Besa – Korabi
Iliria – Luftëtari
Pogradeci – Kukësi
Skënderbeu – Apolonia
Laçi – Shiroka
Flamurtari – Butrinti
Bylis – Besëlidhja
Ndeshjet e këtij turi janë programuar të zhvillohen më 18 nëntor, ndërsa fituesit do të sigurojnë një biletë për fazën e 1/8-ve.
Në këtë fazë do të hyjnë në garë edhe skuadrat e renditura nga vendi i parë deri në të tetin në Superiore sezonin e kaluar: Egnatia, Elbasani, Vllaznia, Dinamo, Partizani, Tirana, Vora dhe Teuta.
Kështu, gara për trofeun e Kupës së Shqipërisë sa vjen e bëhet më interesante, me skuadrat e Superiores që do t’i bashkohen kompeticionit në fazën e ardhshme.



