Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

BE synon shndërrimin në fuqi globale në teknologjinë kuantike

25 Nëntor 2026

Ka vetëm një gjë për të diskutuar me Rusinë

25 Nëntor 2026

Nga 1 dhjetori hynë në fuqi rregullat e reja për pushimin mjekësor në Maqedoni

25 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Policia ndërpren tubimin parazgjedhor të Listës Serbe për zgjedhjet në Serbi

Press Online7 Tetor 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link



Policia e Kosovës ka ndërprerë një tubim që po zhvillohej në ambientet e Shkollës Teknike në Mitrovicë të Veriut për zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se në këtë tubim kishte pasur edhe zyrtarë të Listës Serbe, të cilëve u kishte kërkuar të shpërndahen.

Ai tha se ky aksion është ndërmarrë me urdhër të eprorëve për të mos lejuar mbajtjen e tubimeve parazgjedhore për zgjedhjet në Serbi, që mbahen më 25 tetor.

“[Zyrtarët e Listës Serbe] na thanë se bëhej fjalë për një lloj edukimi, por ata u larguan nga ambientet. Ne kishim informacion se po zhvillohej një tubim parazgjedhor. Nuk do të lejohen tubimet parazgjedhore për Serbinë në Kosovë”, tha Elshani.

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë e që gëzon mbështetjen e pushtetit aktual në Beograd, deri tani nuk është deklaruar lidhur me pretendimet e policisë.

Kjo parti, ndërkaq, ka mbështetur listën “Srbija Ujedinjena” [Serbia e Bashkuar] të Aleksandar Vuçiqit për zgjedhjet e ardhshme në Serbi.

Më herët, në fund të shtatorit, në faqen në Facebook “Studenti pobeđuju – Kosovsko Pomoravlje” [Studentët fitojnë – Kosova Lindore] ishte bërë e ditur se një grup i pavarur studentësh nga Universiteti në Mitrovicën e Veriut i kishte kërkuar Policisë së Kosovës leje për mbajtjen e tubimeve parazgjedhore në disa zona ku jetojnë pjesëtarë të komunitetit serb: Ranillug, Shillovë, Kllokot, Shtërpcë, Graçanicë, Leposaviq dhe Mitrovicë e Veriut.

Ndërkohë, Lëvizja Studentore, e cila konsiderohet si kundërshtari kryesor i Partisë Përparimtare Serbe, i ka thënë të përjavshmes Vreme se është duke punuar për gjetjen e mënyrës për zhvillimin e fushatës parazgjedhore në Kosovë.

Sipas deklaratës së kësaj Lëvizjeje, autoritetet e Kosovës “nuk e konsiderojnë Kosovën pjesë integrale të Serbisë” dhe kjo mund ta vështirësojë veprimtarinë politike ose ta rrezikojë sigurinë e pjesëmarrësve në fushatë.

Ndërkaq, përfaqësuesit politikë opozitarë të serbëve në Kosovë i kanë dhënë mbështetje listës së Lëvizjes Studentore “Studenti pobeđuju” [Studentët fitojnë]. Mbështetje u ka dhënë edhe politikani Nenad Rashiq, i cili është edhe ministër në qeverinë e drejtuar nga kryeminstri Albin Kurti.

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve i Serbisë, më 5 tetor, mori vendim që votuesit nga Kosova të mund ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në qytetet kufitare në territorin e Serbisë: Vranjë, Rashkë, Kurshumli dhe Tutin.

Në të njëjtën mënyrë, serbët nga Kosova votuan edhe në zgjedhjet për Kuvendin e Serbisë në vitin 2023, pasi Qeveria e Kosovës nuk lejoi hapjen e vendvotimeve në Kosovë.

Serbët nga Kosova kanë të drejtë për shtetësi të dyfishtë dhe, rrjedhimisht, mund të votojnë edhe në zgjedhjet që organizon Serbia, por për hapjen e vendvotimeve në Kosovë, Prishtina kërkon një kërkesë zyrtare nga Beogradi, në vend që ndërmjetësimin ta bëjë OSBE-ja (Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë).

Serbia, nga ana tjetër, e ka refuzuar një gjë të tillë me arsyetimin se në këtë mënyrë pranohet pavarësia e Kosovës.

Previous ArticleFIFA publikon renditjen e re/ Shqipëria ngjitet një vend, Kosova vendos rekord historik
Next Article Inflacioni “ngrin” në shtator, por disa çmime vazhdojnë të godasin xhepin

Lajme të ngjashme

Faza përfundimtare e ligjit për Dhomat e Specializuara

24 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis transfertat e shpejta bankare

24 Nëntor 2026 EKONOMI

Kosova dhe Shqipëria synojnë thellimin e bashkëpunimit në edukimin ushtarak

24 Nëntor 2026 KOSOVË

OKB: Rreth 47 mijë gra dhe vajza u vranë nga partnerët ose familjarët më 2025

24 Nëntor 2026 KOSOVË

Konjufca: Këshilli i BE-së t’i kërkojë Komisionit Evropian përgatitjen e opinionit për aplikimin e Kosovës

23 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova pret kërkimfalje nga BE-ja për mesazhet nacionaliste në Bruksel

23 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

BE synon shndërrimin në fuqi globale në teknologjinë kuantike

Press Online25 Nëntor 2026 GLOBI

Bashkimi Evropian do të prezantojë sot një strategji të re për ta…

Ka vetëm një gjë për të diskutuar me Rusinë

Press Online25 Nëntor 2026 OPINIONE

Me një valë demokratike që po përhapej në shumicën e botës në…

Nga 1 dhjetori hynë në fuqi rregullat e reja për pushimin mjekësor në Maqedoni

Press Online25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga 1 dhjetori 2026, në Maqedoni fillon zbatimi i rregullave të reja…

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni është duhanpirës, ndërsa shqetësues është…

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

Press Online24 Nëntor 2026 GLOBI

Komisioni Evropian ka paralajmëruar vendet e eurozonës për kostot e larta të…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.