Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

24 Nëntor 2026

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

24 Nëntor 2026

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

24 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Denoncimi i Salianjit: Skandal! Milot- Balldren rritet me kosto 100 mln euro. SPAK të hetojë!

Press Online7 Tetor 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka denoncuar rrugën Milot-Balldren, që e cilëson si një skandal të qeverisë.

Sipas Salianjit, rritja e kostos së projektit me afro 100 milionë euro përbën një çështje që duhet të jetë në vëmendjen e SPAK. Deputeti i PD kërkon që hetimi të nisë në kohë, përpara se paratë publike të shpenzohen dhe të jetë e pamundur gjurmimi i tyre.

Ai kërkon që të verifikohen kontrata, procedurat, vendimmarrja, përfituesit dhe çdo pagesë e kryer nga buxheti i shtetit.

Salianji thekson se projekti Milot-Balldren duhet të zbardhet deri në fund dhe se çdo person përgjegjës, nëse faktet provojnë abuzime, duhet të përballet me drejtësinë.

Postimi i deputetit të PD Ervin Salianji:

Milot- Balldren skandali i qeverisë me rritjen thuajse 100 milionë Euro që parakalon në mënyrë ulëritëse para SPAK!

Kur flitet për qindra milion Euro hetimi duhet të jetë paraprak dhe jo pasi të jenë shpërdoruar miliona Euro. Kur ka dyshime për një aferë me paratë e shqiptarëve, SPAK-u duhet të ndërhyjë menjëherë jo kur paratë të jenë kthyer në vila, prona, makina luksoze e “rrush e kumbulla”.

Kjo është arsyeja pse hetimi duhet të jetë në kohë: të gjurmohet kontrata, procedura, vendimmarrja, përfituesit që për më tepër janë dhë nën herim nga SPAK dhe çdo qindarkë e paguar nga buxheti.

LEXO EDHE: Denoncimi i Salianjit: Paratë e shqiptarëve përfundojnë te kuajt e qeverisë. Lidhjet me KAYO-n dhe Ron Yeffet…

Jo hetim pasi paratë të jenë zhdukur.

A vlen përgjegjësia pasi pasuria është shpërndarë?

A është efektive drejtësia pasi gjithçka është bërë fakt i kryer?

Milot–Balldren duhet të zbardhet deri në fund.

Paratë publike nuk janë plaçkë për t’u ndarë.

Dhe kushdo që ka abuzuar me to, nëse faktet e provojnë, duhet të përgjigjet para drejtësisë.

LEXO EDHE: PD bojkotoi seancën parlamentare, Salianji: Është shërbimi më i madh që mund t’i bëhet Edi Ramës

Previous ArticleKuvendi shmang procedurat, Projektligji për Specialen kalon në komisione
Next Article Dyshohet se shpërndanë informacione sekrete, OpenAI shkarkon 3 studiues!

Lajme të ngjashme

Faza përfundimtare e ligjit për Dhomat e Specializuara

24 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis transfertat e shpejta bankare

24 Nëntor 2026 EKONOMI

Kosova dhe Shqipëria synojnë thellimin e bashkëpunimit në edukimin ushtarak

24 Nëntor 2026 KOSOVË

OKB: Rreth 47 mijë gra dhe vajza u vranë nga partnerët ose familjarët më 2025

24 Nëntor 2026 KOSOVË

Konjufca: Këshilli i BE-së t’i kërkojë Komisionit Evropian përgatitjen e opinionit për aplikimin e Kosovës

23 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova pret kërkimfalje nga BE-ja për mesazhet nacionaliste në Bruksel

23 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni është duhanpirës, ndërsa shqetësues është…

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

Press Online24 Nëntor 2026 GLOBI

Komisioni Evropian ka paralajmëruar vendet e eurozonës për kostot e larta të…

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski u takua sot me Nicole Varnes, ambasadore…

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: BDI-ja nuk ka monopol as mbi Marrëveshjen e Ohrit, as mbi gjuhën shqipe

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari i është përgjigjur letrës së hapur të…

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Liqeni i Treskës po hap një kapitull të ri. Qeveria ka miratuar…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.