Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar projektligjin për ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale.
88 vota votuan për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, njofton Dukagjini.
Të pranishëm në sallë kanë qenë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, ata të PDK-së, të Aleancës, të LDK-së, si dhe të komuniteteve nga grupi multi-etnik.
Miratimi në lexim të dytë u pritë nga deputetët dhe kabineti qeveritar me duartrokitje të gjata ndërsa edhe jashtë protestuesit e kanë brohoritur në shenjë gëzimi.
Kalimi i këtij projektligji ka qenë kërkesa e PDK-së dhe protestuesve tash e 21 ditë.


