Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

24 Nëntor 2026

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

24 Nëntor 2026

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

24 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Kylie Jenner merr rolin e parë të madh në aktrim në serialin e ri thriller të Hulu?

Press Online7 Tetor 2026 SHOWBIZ
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Kylie Jenner po bën një hap të ri në karrierën e saj, këtë herë në botën e aktrimit. 29-vjeçarja do të jetë protagoniste dhe producente ekzekutive e serialit të ri thriller të Hulu, me titull të përkohshëm “Bachelorette Weekend”.

Seriali do të fokusohet te një grup shoqesh që mblidhen për një festë beqarie, por ngjarjet marrin një kthesë tragjike kur nusja, e interpretuar nga Jenner, gjendet e vrarë në pishinë. Pas vdekjes së saj, shoqet e ngushta bëhen të dyshuara dhe historia nis të zbulojë ngjarjet që çuan drejt krimit.

Edhe pse personazhi i Jenner largohet nga historia që në fillim, ai do të mbetet qendror për zhvillimin e misterit. Roli i saj është përshkruar si “busulla” e serialit, përmes së cilës do të rindërtohen ngjarjet para vrasjes.

“Bachelorette Weekend” është krijuar nga autorja dhe skenaristja Lauren Oliver dhe bazohet në një libër ende të pabotuar të Flora Collins. Projekti vjen nga Kapital Entertainment, ndërsa në produksionin ekzekutiv janë përfshirë edhe Kim Kardashian, Lauren Oliver dhe Aaron Kaplan.

Sipas raportimeve, skenari fillimisht i ishte dërguar Kim Kardashian si një projekt që ajo mund ta prodhonte. Kardashian mendoi se roli do t’i përshtatej motrës së saj dhe ia prezantoi projektin Kylie-t, e cila më pas u përfshi në të si aktore dhe producente.

Ky do të jetë roli i parë i madh i Jenner në një produksion të shkruar. Ajo ka pasur më herët disa paraqitje në ekran, përfshirë një rol në filmin “The Moment” të Charli XCX, ku interpretoi një version të ekzagjeruar të vetes.

Kylie kishte treguar më herët se dëshironte të provonte më seriozisht aktrimin, por se po priste projektin e duhur. Tashmë, ajo duket se ka gjetur një rol që e nxjerr për herë të parë përtej formateve të reality-show-t dhe biznesit të bukurisë.

Seriali është ende në fazën e zhvillimit dhe detajet për datën e premierës dhe pjesën tjetër të kastit nuk janë bërë të ditura.

Previous ArticleKush është Justina Shiroka-Pula, presidentja e re e Kosovës
Next Article Shiroka-Pula: Do të jem presidente e gjithë qytetarëve, do ta mbroj Kushtetutën dhe interesin e Republikës

Lajme të ngjashme

Irani e dënon këngëtaren me 74 goditje me kamxhik pasi performoi pa hixhab

24 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jessica Alba detyrohet t’ia paguajë ish-bashkëshortit mbi 577 mijë dollarë pas divorcit

24 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Bella Hadid: Suksesi për mua është të jetosh në paqe me burrin që dua, me një fëmijë dhe me kafshë shtëpiake

24 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Nga Nicola Peltz te Blue Ivy – kush janë personazhet që vijnë nga familje miliarderësh dhe si e ndërtuan rrugën e tyre drejt famës

24 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jennifer Lopez pretendon se e ka pasur të vështirë të marrë role për shkak të prejardhjes së saj, njerëzit tallen me të

23 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Kim Kardashian shfaqet me pantallona të kuqe lateksi në Las Vegas, rikthen një krijim vintage të Dior

23 Nëntor 2026 SHOWBIZ
Lajmet e fundit

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni është duhanpirës, ndërsa shqetësues është…

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

Press Online24 Nëntor 2026 GLOBI

Komisioni Evropian ka paralajmëruar vendet e eurozonës për kostot e larta të…

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski u takua sot me Nicole Varnes, ambasadore…

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: BDI-ja nuk ka monopol as mbi Marrëveshjen e Ohrit, as mbi gjuhën shqipe

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari i është përgjigjur letrës së hapur të…

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Liqeni i Treskës po hap një kapitull të ri. Qeveria ka miratuar…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.