Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë nisur të mblidhen në sallën e seancës.
Në sallë tashmë janë parë deputetë nga Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleancës, njofton Dukagjini.
Mbledhja e deputetëve në sallë vjen në një moment kur pritet të shihet nëse do të ketë zhvillime lidhur me votimin ligjin për Dhomat e Specializuara dhe për presidentin e Kosovës.
Kujtojmë se kryeministri Albin Kurti ka propozuar Justina Shiroka-Pulën si kandidate për presidente, ndërsa kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka kërkuar që kundërkandidate e saj të jetë deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha.


