Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë se situata e krijuar rreth Kuvendit dhe protestave të zhvilluara të hënën mund të jetë duke u manipuluar për qëllime të politikës ditore.
Duke folur në Debat Plus, Abrashi ka shprehur dyshimin se pas situatës aktuale qëndrojnë kalkulime politike, duke ia atribuar përgjegjësinë për moszgjedhjen e presidentit Partisë Demokratike të Kosovës.
Sipas tij, është e papranueshme që ndjenjat e qytetarëve, të cilët janë mbledhur në shesh dhe shprehin shqetësimin e tyre, të përdoren për kalkulime politike.
“Fatkeqësisht kam përshtypjen qofsha i gabuar, krejt kjo situatë wshtë duke u manipuluar për qëllime të ulta të politikes ditore. Ata që s’po dojnë me zgjedh presidentin, ata janë arsyeja. PDK qysh e di unë, qysh e di ti e qysh e p krejt populli shqiptar. Është më të vërtetë për keqardhje me i manipulu ndjenjat e qytetarëve që sot janë të irrituar dhe shqetësuar që janë në shesh për qëllime të kalkulimeve politike është e papranueshme”, ka deklaruar Abrashi.


