Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

26 Nëntor 2026

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

26 Nëntor 2026

Mike Tyson bëhet pjesë e një seriali të njohur turk

26 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Përshkallëzohen protestat në Francë, 500 shkolla pezullojnë mësimin, mijëra të arrestuar

Press Online5 Tetor 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Deri në 500 shkolla të mesme në Francë mund të mbyllen pjesërisht ose tërësisht ditën e sotme, pas përplasjeve të ditëve të fundit mes policisë dhe nxënësve protestues.

Ministri francez i Arsimit, Edouard Geffray, tha të dielën se mësimi do të pezullohet pjesërisht ose tërësisht në rreth 400 deri në 500 shkolla, pasi kushtet e sigurisë nuk janë përmbushur.

Sipas tij, që nga fillimi i protestave janë djegur ose dëmtuar rëndë 24 shkolla.

Protestat e nxënësve nisën javën e kaluar në Paris dhe më pas u përhapën edhe në qytete të tjera, përfshirë Montpellier, Nantes dhe Marseille. Nxënës dhe protestues të tjerë kundërshtojnë mungesën e mësuesve, mbipopullimin e klasave dhe gjendjen e dobët të disa objekteve shkollore.

Ministri i Drejtësisë, Gerald Darmanin, deklaroi të premten se 735 nga rreth 3,700 shkolla në Francë ishin prekur në një mënyrë apo tjetër nga protestat e dhunshme.

Geffray paralajmëroi se numri i shkollave të prekura të hënën mund të jetë i ngjashëm me atë të së premtes, por tha se autoritetet synojnë një rikthim gradual të mësimit.

Ministri akuzoi gjithashtu aktivistë, veçanërisht nga e majta ekstreme, se kanë ndërhyrë në protestat e nxënësve dhe se kanë nxitur dhunë. Sipas tij, 78 punonjës të arsimit janë lënduar, një shifër që ai e cilësoi si të paprecedentë.

Ndërkohë, Ministri i Brendshëm Laurent Nunez tha se vetëm të premten janë arrestuar 1,747 persona. Sipas AFP-së, që nga fillimi i protestave janë arrestuar më shumë se 5,000 persona, rreth 85 për qind e të cilëve janë të mitur.

Organizatorët kanë bërë thirrje që protestat të vazhdojnë edhe të martën, duke akuzuar qeverinë për mungesë të masave konkrete.

Kryeministri francez Sebastien Lecornu tha të dielën se qeveria po ndërmerr hapa të mëtejshëm për të adresuar problemet me të cilat përballen nxënësit dhe stafi arsimor.

Masat përfshijnë garantimin e vazhdimit të mësimit, përmirësimin e kushteve në shkolla, organizimin më të mirë të orarit mësimor dhe rritjen e transparencës në sistemin e pranimeve në universitete.

Previous ArticlePothuajse një orë vonesë, deputetët ende s’janë mbeldhur për seancë
Next Article Blerina Matraku kërkon falje publike pas publikimit të videos intime

Lajme të ngjashme

Eisenkot arrin marrëveshje koalicioni me “Demokratët”, synon t’i japë fund qeverisjes së Netanyahut

26 Nëntor 2026 GLOBI

Meloni: Lufta në Ukrainë nuk duhet të zgjerohet në Mesdhe

26 Nëntor 2026 GLOBI

Operacion masiv në 12 vende të Evropës, arrestohen 21 persona për pastrim parash

26 Nëntor 2026 GLOBI

Magyar: Mundësitë për marrëveshje mbi buxhetin e BE-së janë pothuajse zero

26 Nëntor 2026 GLOBI

Banka e Anglisë ngre alarmin, hipotekat dhe energjia rëndojnë buxhetet e miliona familjeve

26 Nëntor 2026 GLOBI

Magyar: Mundësitë për marrëveshje mbi buxhetin e BE-së janë pothuajse zero

26 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

Press Online26 Nëntor 2026 MAQEDONI

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi këtë të enjte një vizitë në…

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

Press Online26 Nëntor 2026 SPORT

Granit Xhaka do të jetë pjesë e Sunderlandit edhe për disa sezone…

Mike Tyson bëhet pjesë e një seriali të njohur turk

Press Online26 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Mike Tyson, një nga emrat legjendarë në historinë e boksit botëror, do…

Kurti: Qendra për dronë në Podujevë pritet të funksionalizohet në vitin 2027

Press Online26 Nëntor 2026 KOSOVË

Kryeministri tha se marrëveshja me fondacionin turk “T3”, të udhëhequr nga kompania…

Maqedonci: Bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri, i rëndësishëm për sigurinë e përbashkët

Press Online26 Nëntor 2026 KOSOVË

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në konferencën “Sfidat e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.