Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Dogana parandalon importin ilegal të 2.8 tonëve kripë të pajodizuar në Shkup

20 Nëntor 2026

Durmishi: Shporta mesatare e konsumatorit në tetor ishte 59.149 denarë

20 Nëntor 2026

Çdo i katërti person në Maqedoni dëshiron të emigrojë, 11.9% kanë plane dhe veprime konkrete për t’u larguar

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Itali, Vittorio Sgarbi në terapi intensive/Personazhi i njohur në gjendje të rëndë!

Press Online1 Tetor 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Kritiku i njohur italian i artit, Vittorio Sgarbi, 74 vjeç, është shtruar në spitalin poliklinik “Agostino Gemelli” në Romë dhe ndodhet në terapi intensive, ndërsa gjendja e tij shëndetësore raportohet si e rëndë.

Shtrimi në spital është konfirmuar nga vetë struktura spitalore, ndërsa deri tani nuk janë bërë të ditura arsyet që kanë çuar në hospitalizimin e tij.

Sgarbi kishte marrë trajtim edhe në mars të vitit të kaluar në të njëjtin spital, për shkak të një sindrome të rëndë depresive. Gjendja e tij në atë periudhë ishte shoqëruar me periudha izolimi, humbje të konsiderueshme në peshë dhe refuzim për t’u ushqyer.

Në shkurt të këtij viti, kritiku i artit u shfaq sërish në publik, gjatë një aktiviteti në Certosa di Ferrara. Në pamjet e publikuara në atë kohë, ai dukej fizikisht i dobësuar, me vështirësi në ecje dhe një pamje të lodhur. Sgarbi shoqërohej nga partnerja e tij, Sabrina Colle.

Më 8 maj, Sgarbi festoi 74-vjetorin e lindjes në Venecia. Ndër personat e parë që e uruan ishte presidenti i Bienales së Venecias, Pietrangelo Buttafuoco, i cili e priti në selinë e Fondacionit, në Cà Giustinian.

Muajt e fundit, emri i Sgarbit ka qenë gjithashtu në qendër të një çështjeje gjyqësore të nisur nga vajza e tij, Evelina. Ajo i është drejtuar Gjykatës Civile të Romës me kërkesë për emërimin e një administratori mbështetës për të atin, duke argumentuar se ai nuk është më në gjendje të menaxhojë në mënyrë të pavarur çështjet personale dhe interesat e tij.

Në fillim të këtij viti, Sgarbi u përmend edhe për shkak të një procesi gjyqësor lidhur me veprën “La cattura di San Pietro” të piktorit Rutilio Manetti. Ai u shpall i pafajshëm nga akuza për riciklim parash në këtë çështje.

Vittorio Sgarbi ka një lidhje mjaft të fortë dhe të njohur me Shqipërinë. Ai ka një vajzë nga një marrëdhënie e tij me një këngëtare lirike shqiptare, Alba Sgarbi, e lindur në vitin 1998 në Tiranë. Sgarbi e ka njohur publikisht vajzën e tij, është shfaqur shpesh me të dhe ka shprehur vazhdimisht vlerësimin dhe dashurinë e tij për kulturën dhe popullin shqiptar.

Në vitin 2020, gjatë një vizite pushimesh në jug të Shqipërisë, për shkak të dallgëve të forta rrezikoi të mbytej.

Si një nga kritikët më të rëndësishëm të artit në Evropë, Sgarbi ka vizituar Shqipërinë shumë herë dhe ka promovuar trashëgiminë tonë kulturore. Njihet si mik i afërt me figura të njohura të politikës dhe artit në Shqipëri.

Previous ArticleSi ndikon stresi në shëndetin e dhëmbëve dhe mishrave…
Next Article Kombëtarja mbërrin në Helsinki për sfidën e radhës në Nations League

Lajme të ngjashme

Kushner takohet me kancelarin Merz në Berlin: Po përgatitemi për raundin e ardhshëm të negociatave!

19 Nëntor 2026 GLOBI

Sulmet ruse në Kiev, dëmtohen ambasadat e Holandës dhe Austrisë! Ministri i Jashtëm ukrainas: Putin është terrorist, duhet trajtuar si i tillë!

19 Nëntor 2026 GLOBI

“I lidha në trup”, influencuesja tregon si transportoi 20 mijë dollarë në një udhëtim 32 orësh…

19 Nëntor 2026 GLOBI

Grevë e përgjithshme në Itali, në rrezik transporti hekurudhor, shkollat e shëndetësia…

19 Nëntor 2026 GLOBI

Italia ndryshon projektbuxhetin 2027, pension në moshën 64-vjeçare dhe lehtësi të reja fiskale për të rinjtë

19 Nëntor 2026 GLOBI

Fëmijët në Roblox, në rrezik/ Akuza ndaj platformës: Nuk mbron të miturit. Dy dëshmitarë rrëfejnë para Senatit

19 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Dogana parandalon importin ilegal të 2.8 tonëve kripë të pajodizuar në Shkup

Press Online20 Nëntor 2026 EKONOMI

Doganierët nga Drejtoria e Doganave të Maqedonisë Shkupi 3 parandaluan një përpjekje…

Durmishi: Shporta mesatare e konsumatorit në tetor ishte 59.149 denarë

Press Online20 Nëntor 2026 EKONOMI

Shporta mesatare e konsumatorit në tetor ishte 59.149 denarë, që është 942…

Çdo i katërti person në Maqedoni dëshiron të emigrojë, 11.9% kanë plane dhe veprime konkrete për t’u larguar

Press Online20 Nëntor 2026 EKONOMI

26.1% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut kanë ndërmend të shpërngulen për…

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

Press Online19 Nëntor 2026 MAQEDONI

 Ka nisur vaksinimi masiv i deleve dhe dhive kundër sëmundjes së lisë…

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

Press Online19 Nëntor 2026 KOSOVË

Policia e Kosovës ka realizuar planin operativ “Vjeshta 2026”, në kuadër të…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.