Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në Helsinki, ku këtë të shtunë do të luajë ndeshjen e radhës në UEFA Nations League ndaj Finlandës.
Pasditen e kësaj të enjteje, kuqezinjtë udhëtuan nga Cesena drejt Helsinkit dhe, pas mbërritjes në Finlandë, ekipi u akomodua menjëherë në hotel.
Ndërsa këtë të premtë, Trajneri Rolando Maran dhe një prej futbollistëve kuqezinj do të flasin në një konferencë për shtyp për këtë ndeshje të rëndësishme dhe menjëherë më pas kuqezinjtë do të kryejnë edhe seancën e fundit stërvitore në “Helsinki Olympic Stadium”, ku do të mbyllë përgatitjet për sfidën me Finlandën.
Sfida mes Finlandës dhe Kombëtares do të luhet në orën 15:00 të së shtunës dhe do të transmetohet në platformën Digitalb. Kujtojmë se skuadra jonë përfaqësuese kryeson Grupin C1 të Nations League me 6 pikë të plota pas fitoreve me Bjellorusinë dhe San Marinon, ndërsa Finlanda është e dyta me 4 pikë.



