Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

19 Nëntor 2026

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

19 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Sulmi gjatë fluturimit, pasagjeri i FlyDubai rrëfen momentet e tmerrit: Po rrëzoheshim, përqafova fëmijët

Press Online1 Tetor 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Një pasagjer i fluturimit Flydubai Dubai–Tel Aviv ka rrëfyer momentet e frikës që përjetoi së bashku me familjen, pasi avioni humbi më shumë se 17 mijë këmbë lartësi gjatë një sulmi në kabinën e pilotëve.

Adam Polovincik tha se përqafoi fort djalin gjashtëvjeçar dhe vajzën trevjeçare, ndërsa pasagjerët dhe ekuipazhi përpiqeshin të merrnin kontrollin e situatës.

Polovincik, i cili po udhëtonte me gruan dhe dy fëmijët, tha për BBC se në fillim mendoi se rënia e avionit mund të ishte shkaktuar nga turbulencat.

Megjithatë, pas disa çastesh ai dhe pasagjerët e tjerë dëgjuan britma dhe kuptuan se në kabinën e pilotëve kishte ndodhur një sulm.

“Ka gjak, ka therje me thikë, na duhet ndihmë”, kujtoi ai thirrjet që dëgjoi gjatë incidentit.

Fluturimi FZ1073 i Flydubai po udhëtonte nga Dubai drejt Tel Avivit të mërkurën, kur njëri prej pilotëve dyshohet se sulmoi me thikë pilotin tjetër dhe tentoi të merrte kontrollin e avionit.

Avioni humbi rreth 17 mijë këmbë lartësi në më pak se dy minuta, duke shkaktuar panik mes pasagjerëve. Më vonë, avioni sinjalizoi emergjencë dhe alarm rrëmbimi, përpara se të devijohej drejt Arabisë Saudite.

Polovincik tha se shqetësimi i tij kryesor në ato momente ishin dy fëmijët.

Ai tregoi se i përqafoi fort dhe u përpoq t’i bindte se gjithçka do të shkonte mirë, ndërsa vetë përpiqej të qëndronte i qetë.

“Thjesht u thua atyre se gjithçka do të shkojë mirë”, tha ai, duke shpjeguar se përpiqej të mos e tregonte frikën në fytyrë apo në zërin e tij.

Pas rreth 10 deri në 15 minutash, një pasagjer në pjesën e përparme të avionit njoftoi se situata ishte nën kontroll dhe se pjesëtarë të tjerë të ekuipazhit po drejtonin avionin.

Sipas dëshmive të bëra publike, pasagjeri Yaniv Hayun arriti të kapte sulmuesin dhe ta nxirrte nga kabina e pilotëve, ndërsa pasagjerë të tjerë e ndihmuan për ta neutralizuar.

Piloti indian Smit Machchhar, i cili ishte plagosur me thikë, arriti të hapte derën e kabinës, duke u mundësuar pasagjerëve të ndërhynin.

Polovincik e cilësoi pilotin dhe pasagjerët që ndërhynë si “heronj të vërtetë”.

“Pa hapjen e derës nga ana e tij, ndoshta nuk po flasim këtu tani”, tha ai për Machchhar.

 

 

Previous ArticleIbrahimi: Shqiptarët s’i ndan vetëm kufiri, por edhe fiqiri.
Next Article Fifi reagon ndaj aludimeve për videot intime: “Nuk e njoh atë person”

Lajme të ngjashme

Kushner takohet me kancelarin Merz në Berlin: Po përgatitemi për raundin e ardhshëm të negociatave!

19 Nëntor 2026 GLOBI

Sulmet ruse në Kiev, dëmtohen ambasadat e Holandës dhe Austrisë! Ministri i Jashtëm ukrainas: Putin është terrorist, duhet trajtuar si i tillë!

19 Nëntor 2026 GLOBI

“I lidha në trup”, influencuesja tregon si transportoi 20 mijë dollarë në një udhëtim 32 orësh…

19 Nëntor 2026 GLOBI

Grevë e përgjithshme në Itali, në rrezik transporti hekurudhor, shkollat e shëndetësia…

19 Nëntor 2026 GLOBI

Italia ndryshon projektbuxhetin 2027, pension në moshën 64-vjeçare dhe lehtësi të reja fiskale për të rinjtë

19 Nëntor 2026 GLOBI

Fëmijët në Roblox, në rrezik/ Akuza ndaj platformës: Nuk mbron të miturit. Dy dëshmitarë rrëfejnë para Senatit

19 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

Press Online19 Nëntor 2026 MAQEDONI

 Ka nisur vaksinimi masiv i deleve dhe dhive kundër sëmundjes së lisë…

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

Press Online19 Nëntor 2026 KOSOVË

Policia e Kosovës ka realizuar planin operativ “Vjeshta 2026”, në kuadër të…

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

Press Online19 Nëntor 2026 SPORT

Brajan Gruda është futbollisti i momentit në Gjermani. Talenti me origjinë shqiptare…

Florian Nesimi: BDI-ja kopjon idetë e PPD-së, ja faktet

Press Online19 Nëntor 2026 MAQEDONI

Analisti Florian Nesimi, në një postim, ka kritikuar BDI-në, duke e cilësuar…

Anthropic thyen rekordin e SpaceX, mbledh 107.3 miliardë dollarë në IPO dhe…

Press Online19 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Kompania amerikane e inteligjencës artificiale Anthropic ka shënuar një rekord të ri…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.