Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

19 Nëntor 2026

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

19 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

21-vjeçarja bie nga kati i tetë teksa vallëzonte, shpëton mrekullisht dhe bën këtë deklaratë…

Press Online1 Tetor 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Një studente 21-vjeçare në Shtetet e Bashkuara ka mbijetuar pasi ra nga kati i tetë i një pallati, në një incident që autoritetet po e hetojnë si aksident. Kristin Sargent, studente e vitit të fundit në Universitetin e Xhorxhias, ra nga një dritare e hapur e kompleksit të apartamenteve “The Rambler” në Athens, Georgia, rreth orës 19:30 të së shtunës.

Sipas autoriteteve, 21-vjeçarja ndodhej mbi një divan ose dyshek me ajër pranë dritares dhe po kërcente kur humbi ekuilibrin dhe ra jashtë, duke kaluar përmes rrjetës së dritares. Kur policia dhe ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, e gjetën studenten në tarracën e pishinës së kompleksit. Sipas raportit të autoriteteve, një karrige metalike e pishinës, e pajisur me jastëk, duket se ka zbutur një pjesë të goditjes.

Në vendngjarje u gjet gjak mbi jastëk, ndërsa njëri prej krahëve të karriges ishte thyer nga forca e përplasjes. Kristin u transportua me urgjencë në spital, ku po trajtohet në Njësinë e Kujdesit Intensiv për shkak të lëndimeve dhe frakturave të shumta. Pavarësisht rëndesës së plagëve, autoritetet raportuan se në orët e para pas incidentit ajo ishte e vetëdijshme, vigjilente dhe në gjendje të komunikonte.

Babai i 21-vjeçares tregoi momentin kur familja mori vesh për aksidentin. “Dikush na telefonoi dhe tha: ‘O Zot, Kristin ra shumë keq’”, rrëfeu ai. Familja udhëtoi menjëherë nga Virxhinia drejt Xhorxhias për të qëndruar pranë saj gjatë trajtimit në spital. Sipas babait, studentja e kishte kuptuar menjëherë se sa me fat kishte qenë që i mbijetoi rënies. Ai tregoi se vajza kishte komunikuar me një shoqe dhe i kishte thënë: “Jam gjallë. Nuk mund ta besoj”. “Ajo është e fortë dhe do të jetë mirë”, tha babai i saj, duke shprehur optimizëm për rikuperimin e saj.

Incidenti ndodhi disa orë pasi ekipi i futbollit amerikan të Universitetit të Xhorxhias, Georgia Bulldogs, kishte mposhtur Oklahoma Sooners me rezultatin 41-13. Sipas babait të vajzës, shumë studentë po festonin fitoren e ekipit atë mbrëmje. Deri tani, policia nuk ka bërë të ditur nëse alkooli apo substanca të tjera kanë pasur ndonjë rol në incident. Autoritetet po e trajtojnë ngjarjen si aksident, bazuar në informacionet e mbledhura deri në këtë fazë të hetimit.

 

Previous ArticleASK zbulon rrjet propagandues pro rus! Portale për dezinformata, nxitjen e intolerancës dhe minimin e besimit në institucione
Next Article Taravari: Qoku është e Djathta, e Majtë në VLEN!

Lajme të ngjashme

Kushner takohet me kancelarin Merz në Berlin: Po përgatitemi për raundin e ardhshëm të negociatave!

19 Nëntor 2026 GLOBI

Sulmet ruse në Kiev, dëmtohen ambasadat e Holandës dhe Austrisë! Ministri i Jashtëm ukrainas: Putin është terrorist, duhet trajtuar si i tillë!

19 Nëntor 2026 GLOBI

“I lidha në trup”, influencuesja tregon si transportoi 20 mijë dollarë në një udhëtim 32 orësh…

19 Nëntor 2026 GLOBI

Grevë e përgjithshme në Itali, në rrezik transporti hekurudhor, shkollat e shëndetësia…

19 Nëntor 2026 GLOBI

Italia ndryshon projektbuxhetin 2027, pension në moshën 64-vjeçare dhe lehtësi të reja fiskale për të rinjtë

19 Nëntor 2026 GLOBI

Fëmijët në Roblox, në rrezik/ Akuza ndaj platformës: Nuk mbron të miturit. Dy dëshmitarë rrëfejnë para Senatit

19 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

Press Online19 Nëntor 2026 MAQEDONI

 Ka nisur vaksinimi masiv i deleve dhe dhive kundër sëmundjes së lisë…

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

Press Online19 Nëntor 2026 KOSOVË

Policia e Kosovës ka realizuar planin operativ “Vjeshta 2026”, në kuadër të…

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

Press Online19 Nëntor 2026 SPORT

Brajan Gruda është futbollisti i momentit në Gjermani. Talenti me origjinë shqiptare…

Florian Nesimi: BDI-ja kopjon idetë e PPD-së, ja faktet

Press Online19 Nëntor 2026 MAQEDONI

Analisti Florian Nesimi, në një postim, ka kritikuar BDI-në, duke e cilësuar…

Anthropic thyen rekordin e SpaceX, mbledh 107.3 miliardë dollarë në IPO dhe…

Press Online19 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Kompania amerikane e inteligjencës artificiale Anthropic ka shënuar një rekord të ri…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.