Pas gati dy orësh vonesë, ka nisur seanca plenare e Kuvendit të Kosovës.
Seanca plenare e së hënës ishte paraparë të niste në orën 11:00, por për shkak të vonesës, punimet kanë nisur afër dy orë më vonë.
Në sallë janë të pranishëm 93 deputetë, ndërsa nga Lista Serbe nuk janë të pranishëm në seancë.
Në rend dite janë pesë pika, përfshirë betimin e deputetëve, miratimin e Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës të 16 shtatorit 2026, zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e PDK-së dhe formimin e komisioneve parlamentare.
Seanca po zhvillohet në sallën e Kuvendit të Kosovës.


