Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka publikuar parashikimin e motit për vikendin, ku priten ditë kryesisht me diell dhe vranësira të pakta, ndërsa nuk parashihen reshje.
Sot e shtune, më 26 shtator, moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 5 deri në 9°C, ndërsa maksimalet nga 15 deri në 18°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-6 m/s.
Të dielën, më 27 shtator, do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare, pa reshje. Temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 9°C, ndërsa maksimalet nga 16 deri në 19°C. Edhe gjatë së dielës era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-6 m/s.
Sa i përket kushteve biometeorologjike, IHK vlerëson se ato do të jenë kryesisht të mira dhe të favorshme gjatë të dyja ditëve.
Mëngjeset do të jenë të freskëta për shkak të temperaturave më të ulëta, ndërsa gjatë ditës, me rritjen e temperaturave dhe mbizotërimin e motit me diell, priten kushte më të përshtatshme për aktivitete në ambiente të hapura.


