Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

19 Nëntor 2026

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

19 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Peja pret Kampionatin Ballkanik të Xhudos, garojnë 10 shtete të rajonit

Press Online23 Shtator 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Qyteti i Pejës do të jetë nikoqir i Kampionatit Ballkanik të Xhudos për Seniorë, U23 dhe Mixed Team 2026, i cili do të zhvillohet më 26 dhe 27 shtator në palestrën “Karagaç”.

Sipas njoftimit, për dy ditë me radhë, në Pejë do të mblidhen xhudistë nga disa shtete të rajonit, në një garë që pritet të sjellë përballje të forta dhe atmosferë sportive.

Dita e parë e kampionatit, 26 shtatori, do t’i kushtohet garave individuale në kategoritë e meshkujve dhe femrave.

Te meshkujt do të garohet në kategoritë: -60 kg, -66 kg, -73 kg, -81 kg, -90 kg, -100 kg dhe +100 kg.

Ndërsa te femrat: -48 kg, -52 kg, -57 kg, -63 kg, -70 kg, -78 kg dhe +78 kg.

Luftat preliminare do të nisin në ora 10:00, ndërsa ceremonia zyrtare e hapjes është paraparë të mbahet në ora 15:30. Blloku final do të nisë në ora 16:00.

Të dielën, më 27 shtator, gara do të vazhdojë me Mixed Team, ku ekipet do të përballen në garat ekipore. Edhe këtë ditë, luftat preliminare do të nisin në ora 10:00.

Kosova, për të katërtin vit radhazi, është nikoqire e Kampionatit Ballkanik, ndërsa në garë pritet të marrin pjesë rreth dhjetë shtete të rajonit.

Në Pejë do të jenë të pranishme përfaqësueset e Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Greqisë, Moldavisë, Turqisë dhe Bullgarisë, krahas Kosovës.

Previous ArticleKontrabanda kalonte kufijtë: Toshkovski zbulon ku do të përfundonin ilaçet e sekuestruara
Next Article Grubi dhe Bajrami në bankën e të akuzuarve, sot vazhdon procesi për “Lotarinë Shtetërore”

Lajme të ngjashme

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

19 Nëntor 2026 SPORT

Markez, “gaz” për titullin e Moto GP në Portimao!

19 Nëntor 2026 SPORT

Leclerc: Zgjohem dhe fle duke menduar për titullin me Ferrarin!

19 Nëntor 2026 SPORT

Merr fund makthi që po zgjat pothuajse 1 vit, Medon Berisha sheh fritë në fund të tunelit!

19 Nëntor 2026 SPORT

Tetë vite pas festimit historik me shqiponjë, Shaqiri: Ishte emocion, jo politikë!

19 Nëntor 2026 SPORT

E ardhmja e Bruno Fernandes te Manchester United është në dyshim, Milan e vëzhgon

19 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

Press Online19 Nëntor 2026 MAQEDONI

 Ka nisur vaksinimi masiv i deleve dhe dhive kundër sëmundjes së lisë…

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

Press Online19 Nëntor 2026 KOSOVË

Policia e Kosovës ka realizuar planin operativ “Vjeshta 2026”, në kuadër të…

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

Press Online19 Nëntor 2026 SPORT

Brajan Gruda është futbollisti i momentit në Gjermani. Talenti me origjinë shqiptare…

Florian Nesimi: BDI-ja kopjon idetë e PPD-së, ja faktet

Press Online19 Nëntor 2026 MAQEDONI

Analisti Florian Nesimi, në një postim, ka kritikuar BDI-në, duke e cilësuar…

Anthropic thyen rekordin e SpaceX, mbledh 107.3 miliardë dollarë në IPO dhe…

Press Online19 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Kompania amerikane e inteligjencës artificiale Anthropic ka shënuar një rekord të ri…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.