Zinedine Zidane ka zhvilluar stërvitjen e parë si trajner i kombëtares së Francës.
“Zizou” drejtoi seancën e parë në Clairefontaine, ku në fushë ishin 12 futbollistë, ndërsa pjesa tjetër e grupit punoi në palestër ose në rikuperim.
Debutimi i Zidane në stolin e “Les Bleus” do të jetë më 25 shtator, në transfertën ndaj Turqisë në Nations League.
Më pas Franca do të përballet me Belgjikën më 28 shtator, Italinë më 2 tetor dhe sërish Belgjikën më 5 tetor.
Pra, brenda dy javëve të ardhshme Zidane do të ketë katër sfida, me përballjet ndaj Italisë dhe Belgjikës që do të luhen në Francë.


