Edicioni i ri i Superligës së Kosovës në basketboll nis sot.
Ndeshja e parë në program është derbi mes Rahoveci 029 dhe Trepça.
Përballja zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet me fillim nga ora 17:00.
Ndeshja luhet në Pallatin “Mizahir Isma” dhe transmetohet në kanalin Sport 3 të Artmotion.
Derisa përballja tjetër e mbrëmjes do të jetë ajo mes Borës dhe Vëllaznimit.
Loja luhet në Palestrën “1 tetori” me fillim nga ora 20:00 dhe transmetohet direkt në Sport 2 të platformës më të madhe televizive në Kosovë, Artmotion.
Derisa, derbi i basketbollit kosovar mes Sigal Prishtinës dhe Pejës, nuk do të luhet.
Ndeshja u regjistrua me rezultat zyrtar.
Për këtë ka pasur njoftim edhe Federata e Basketbollit të Kosovës.


