Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka bërë thirrje për unitet të faktorit politik shqiptar në mbështetje të procesit të apelimit të ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë.
Ai tha se vendimi i shkallës së parë është pritur me indinjatë, por tani, sipas tij, duhet të tejkalohen dallimet politike dhe të bashkohen forcat për procesin në Apel.
“Beteja juridike nuk ka përfunduar. Me të gjitha forcat duhet ta fitojmë betejën e dytë, pra nuk e kemi humbur luftën”, deklaroi Mexhiti, duke e cilësuar UÇK-në si pjesë të rëndësishme të historisë së shqiptarëve në Kosovë dhe Maqedoni.


