Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Greta Kazazi zbulon si është sot raporti me Selin dhe planet për të ardhmen!

Press Online17 Shtator 2026 SHOWBIZ
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Pas eksperiencës së saj në “Big Brother VIP Albania 5”, Greta Kazazi duket se po nis një kapitull të ri, këtë herë jashtë shtëpisë së famshme dhe në ekranin e Top Channel.

E ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Greta foli për jetën e saj personale, marrëdhënien me partnerin Onno, familjet e tyre, por edhe për raportin që ka sot me Selin Bollatin.

Një nga momentet që tërhoqi vëmendjen ishte kur Bieta e pyeti drejtpërdrejt për marrëdhënien me Selin, pas gjithë dinamikave që u krijuan gjatë dhe pas “Big Brother”.

Shumë mirë, jam shumë e lumtur

-u shpreh Greta, duke sqaruar se takimet mes tyre nuk kanë qenë aq të shpeshta gjatë verës për shkak të angazhimeve profesionale dhe faktit që Selin ka qëndruar edhe në Kosovë.

Për shkak të punës dhe se ajo ka qenë dhe në Kosovë, nuk jemi takuar shpesh. Por dimri na mbledh më shumë se vera

-shtoi ajo.

Greta foli edhe për festën e 25-vjetorit të saj, të cilën këtë vit e organizoi në përmasa më të mëdha. Ajo tregoi se qëllimi nuk ishte vetëm të festonte, por edhe të falënderonte njerëzit që e kanë mbështetur dhe, mbi të gjitha, të bashkonte familjen e saj me familjen e Onnos.

Kam bashkuar familjen time dhe të Onnos

-tregoi Greta.

Por festa solli edhe pyetjen e pashmangshme, a ishte një hap drejt fejesës?

Bieta e pyeti nëse mund të konsiderohej fejesë, por Greta e mohoi menjëherë.

Fejesë jo, se ka qenë një ditëlindje. Por familjet janë takuar se nuk ishin takuar. Jemi të lumtur të gjithë bashkë

-sqaroi ajo.

Ajo foli me shumë ngrohtësi edhe për familjen e partnerit. Për nënën e Onnos, Jasin, Greta tha se marrëdhënia e tyre është shumë e afërt dhe se nuk e sheh thjesht si vjehërr, por si një figurë të dytë prindërore dhe një shoqe.

Më shumë e kam si një nënë të dytë, si shoqe

-tha ajo.

Greta tregoi gjithashtu se marrëdhënia mes Onnos dhe familjes së saj është po aq e mirë dhe se të dy çiftet e familjeve janë ndier mirë me njëri-tjetrin.

Në bisedë u përmend edhe babai i Selin, i cili ishte i pranishëm në festën e Gretës. Për të, Greta tha se ndihet mirë që ai ishte aty dhe se tashmë e konsideron edhe atë si një mik.

Ja ku jemi të gjithë bashkë. Babai është mirë, të gjithë jemi mirë dhe më bëhet qejfi që ka qenë pranë meje

-u shpreh ajo.

Por lajmi që mund të surprizojë më shumë fansat e Gretës lidhet me karrierën e saj. Ish-banorja e “Big Brother VIP” zbuloi se shumë shpejt do ta shohim në një tjetër rol televiziv.

Greta do të jetë pjesë e programit “Të Guximshmit”, pjesë e “E Diell”, ku do të bashkëmoderojë së bashku me Manushin dhe Irinin. Programi do të fokusohet te natyra, aventurat, trojet shqiptare dhe promovimi i bizneseve lokale.

Do jem pjesë e familjes së madhe ‘E Diell’, çdo të shtunë. Program i moderuar nga unë, Manushi dhe Irini

-bëri të ditur Greta gjatë intervistës.

Ndërkohë, ajo foli edhe për raportin profesional mes Onnos dhe Gimbos. Greta tha se të dy komunikojnë për punë, por ajo nuk dëshiron të ndërhyjë, pasi nuk është profesioniste në atë fushë. Megjithatë, nëse ata vendosin të bashkëpunojnë, ajo do ta mirëpriste një projekt të tillë.

Nga një eksperiencë e shumëpërfolur në “Big Brother” te një fillim i ri në televizion, Greta Kazazi duket se po e vazhdon rrugëtimin e saj me projekte të reja, ndërsa marrëdhëniet që krijoi gjatë asaj eksperience duket se kanë marrë një tjetër drejtim jashtë shtëpisë.

Previous ArticleIbishi: Aktgjykimi ndaj krerëve të UÇK-së ishte shokues, pres lirime në Apel
Next Article Ibrahim Tatlıses në spital, mjekët japin detaje për gjendjen e tij: “Arritëm t’ia lehtësojmë dhimbjet”

Lajme të ngjashme

Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që dëgjohej më shpesh në familjen e saj

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jennifer Lopez zgjedh dantellën transparente dhe diamantet për premierën në Los Angeles

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Melania Trump u pyet se çfarë nuk di publiku për bashkëshortin e saj, ja si reagoi ajo

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Angelina Jolie udhëtoi për në Kamboxhia pasi shiti pronën e saj në Los Angeles, ajo dëshiron të jetojë më shumë si një nomade

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Romancë e re në showbiz/Aktorja e njohur dhe futbollisti nuk e fshehin më lidhjen!

19 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jennifer Lopez ironizon katër martesat e saj të dështuara, fansi e lë pa fjalë me batutën!

19 Nëntor 2026 SHOWBIZ
Lajmet e fundit

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

UNICEF: Potenciali i çdo fëmije është më i rëndësishëm se kurrë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Maqedonia e Veriut po përballet me momentin e vet të vendimmarrjes –…

Pse emocioni e mbyt logjikën?!

Press Online20 Nëntor 2026 OPINIONE

Shkruan: BEN ANDONI Pa nisur ende Asambleja e PS-së dhe, ku askush…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.