Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Courtois e vazhdon kontratën me Real Madridin edhe për dy sezone

20 Nëntor 2026

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026

Shqipëria kryeson rajonin për shqetësimin e qytetarëve ndaj kostos së jetesës

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Ibishi: Aktgjykimi ndaj krerëve të UÇK-së ishte shokues, pres lirime në Apel

Press Online17 Shtator 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Nuredin Ibishi, e ka cilësuar si shokues aktgjykimin dënues nga Gjykata Speciale në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Ibishi ka thënë se, sipas tij, të akuzuarit janë dënuar me dënime të larta dhe se vendimi nuk është mbështetur në fakte apo dëshmi të mjaftueshme të trajtuara gjatë procesit gjyqësor.

“Ka qenë vendim shokues, ngase mendoj që katër pjesëtarë të UÇK-së janë dënuar me dënime enorme dhe të pabaza, përkundër asaj që u hoqën gjashtë pikët për krime kundër njerëzimit. Gjithë bazimi i vendimeve nuk qëndron as në baza të fakteve e as të dëshmive tjera që janë procesuar gjatë procesit të Hagës”, ka deklaruar Ibishi.

Ai ka thënë se edhe vetë ka qenë dëshmitar në këtë proces, duke përmendur përvojën e tij si komandant zone.

Sipas Ibishit, pretendimet që ai i cilëson si “fabrikime” nga pala serbe dhe aktorë të tjerë nuk janë trajtuar, sipas tij, në mënyrën e duhur.

“Edhe unë kam qenë dëshmitar dhe kam qenë si komandant zone, sikurse komandantët Remi dhe Kadri Kastrati. Mendoj se gjithë këto fabrikime të ‘fakteve’ nga serbët, rusët dhe të tjerët nuk janë trajtuar me kohë dhe në mënyrën e duhur që ato të hidhen poshtë”, ka shtuar ai.

Megjithatë, ish-komandanti i UÇK-së është shprehur i bindur se vendimi mund të ndryshojë në shkallën e apelit.

Ibishi ka sjellë si shembull rastin e dy ish-komandantëve kroatë, Ante Gotovinës dhe Mladen Markaçit, të cilët ishin dënuar në shkallën e parë nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, por më pas u shpallën të pafajshëm në apel.

“Përkundër aktakuzës, ku ajo propozoi masën prej 45 vjetësh për secilin, dënimi ra tash nga 180 vjet në 81 vjet. Por pritjet e mia janë që në Gjykatën e Apelit, si shkallë e dytë, do të vijë deri te rrëzimi i kësaj, sikurse në çështjen e dy liderëve të ushtrisë kroate, komandantit Gotovina dhe Markaçit. Ata, në Gjykatën e Apelit, pasi ishin dënuar me 24 vjet Gotovina dhe rreth 20 vjet Markaçi, u liruan. Pra, mendoj se edhe kjo çështje e ndërmarrjes së përbashkët, siç është rasti i akuzës ndaj liderëve tanë të UÇK-së në Hagë, do të bjerë gjithsesi, pasi që nuk ka fakte dhe nuk ekziston”, është shprehur Ibishi.

Duke folur për reagimet në Serbi pas aktgjykimit, Ibishi ka thënë se edhe atje kishte pritje për një vendim tjetër.

“Nga ana e serbëve ka pasur reagim se edhe atyre nuk iu realizua ajo që ata pretendonin, që këto pika për krime kundër njerëzimit të miratohen, ngase pretendonin se ka pasur krime sistematike të të drejtave të njeriut, në vrasje, tortura etj., duke aluduar në komunitetin serb, gjë që nuk është e saktë”, ka thënë ai.

Në fund, Ibishi u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që, pavarësisht të drejtës për të shprehur pakënaqësinë, çdo protestë të jetë e qetë dhe institucionet të lihen të kryejnë përgjegjësitë e tyre.

“Apeloj te të gjithë qytetarët e Kosovës që, përkundër të drejtës sonë për të demonstruar pakënaqësi, protestat duhet të jenë të qeta që liderët institucionalë…”, ka përfunduar Ibishi.

Ndryshe, Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë, mbi 41 muaj pas nisjes së procesit gjyqësor, më 16 shtator i shpalli fajtorë për krime lufte katër ish-udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK): Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

Pas dëshmimit të 273 dëshmitarëve, dhe vlerësimit të gati 5.500 provave materiale, ata u shpallën fajtorë për katër akuzat për krime lufte: arrestim dhe ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Thaçi, ish-president i Kosovës, dhe Krasniqi, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës, u dënuan me nga 25 vjet burgim.

Veseli, po ashtu ish-kryetar i Kuvendit, u dënua me 18 vjet burgim, ndërsa Selimi, ish-deputet, me 13 vjet.

Në anën tjetër, të katërt u shpallën të pafajshëm për gjashtë akuzat për krime kundër njerëzimit: përndjekje, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje të paligjshme dhe zhdukje me forcë.

Të pafajshëm u shpallën edhe për një numër incidentesh specifike që ishin listuar në aktakuzë, brenda akuzave për krime lufte.

Previous ArticleNjë zakon i thjeshtë në ushqyerje mund të mbrojë zemrën dhe të ulë rrezikun e diabetit?
Next Article Greta Kazazi zbulon si është sot raporti me Selin dhe planet për të ardhmen!

Lajme të ngjashme

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026 KOSOVË

“Më ke bërë shumë padrejtësi e intriga sa ishe gjallë”, mbesa e Qumilit reagon pas ndarjes nga jeta të hallës

19 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Courtois e vazhdon kontratën me Real Madridin edhe për dy sezone

Press Online20 Nëntor 2026 SPORT

Real Madridi ka vazhduar politikën e rinovimit të kontratave me futbollistët kryesorë…

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

Press Online20 Nëntor 2026 KOSOVË

Shqipëria dhe Kosova do të zhvillojnë një program të përbashkët kulturor deri…

Shqipëria kryeson rajonin për shqetësimin e qytetarëve ndaj kostos së jetesës

Press Online20 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Shqipëria ka përqindjen më të lartë në Ballkanin Perëndimor të të anketuarve…

Çmimet e ushqimeve në Shqipëri u rritën më shumë se në BE në tetor 2026

Press Online20 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Në një vend si Shqipëria që ka nivelin më të lartë të…

Buxheti prej 10 miliardë eurosh, më i madhi në historinë e Shqipërisë, miratohet në parim nga Kuvendi

Press Online20 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Pas 14 orësh diskutimesh me 9 vota më shumë seç duheshin, shumica…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.