Blero Muharremi ka reaguar me emocione të forta pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë, duke ndarë një mesazh që ka bërë jehonë të madhe në rrjetet sociale.
Këngëtari kosovar publikoi një postim në InstaStory menjëherë pas shpalljes së vendimit, duke e përshkruar atë si një ditë të rëndë jo vetëm për të akuzuarit, por për mbarë Kosovën.
Sot na dënuan të gjithëve. Thjesht jam pa fjalë
-shkroi Blero në reagimin e tij.

Mesazhi i artistit u shpërnda me shpejtësi nga ndjekësit e tij dhe u pasua nga reagime të shumta, teksa emra të njohur të skenës publike në Kosovë kanë shprehur gjithashtu qëndrimet e tyre pas zhvillimeve në Hagë.
Vendimi i Gjykatës Speciale ka shkaktuar debat të gjerë në Kosovë, duke nxitur reagime nga figura politike, artistë dhe qytetarë, të cilët e kanë komentuar në mënyra të ndryshme atë që ndodhi në sallën e gjyqit.
Blero, i njohur për reagimet e tij të drejtpërdrejta në rrjetet sociale, këtë herë zgjodhi të mos shtonte shpjegime të tjera. Ai e mbylli postimin me një fjali të vetme, por të ngarkuar emocionalisht:
Jam pa fjalë.


