Amanda Seyfried dhe Thomas Sadoski kanë vendosur të ndahen pas nëntë vitesh martesë. Çifti ka konfirmuar për revistën People se prej një kohe nuk jetojnë më bashkë, duke theksuar se ky është vendimi më i mirë për ta dhe familjen e tyre. Ata thanë gjithashtu se do të vazhdojnë të jenë pranë njëri-tjetrit dhe se fëmijët mbeten prioriteti i tyre.
Çifti u njoh në vitin 2015 gjatë një shfaqjeje teatrore dhe më pas lidhja profesionale u shndërrua në romancë. Të njëjtit u fejuan në shtator 2016 dhe u martuan në fshehtësi në mars 2017, pak para lindjes së vajzës së tyre Nina. Në vitin 2020 u bënë prindër edhe të një djali.Gjatë martesës, Amanda dhe Thomas e mbajtën jetën familjare larg vëmendjes së mediave dhe kaluan shumë kohë në fermën e tyre në New York. Edhe pse kanë njoftuar ndarjen, paraqitjet dhe deklaratat e tyre të fundit sugjerojnë se kanë ruajtur marrëdhënie korrekte dhe vazhdojnë të mbështesin njëri-tjetrin.


