Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Më në fund, Instagram sjell funksionin e shumëkërkuar!

20 Nëntor 2026

Mourinho flet për të ardhmen e Endrickut mes zërave për largim

20 Nëntor 2026

Pochettino përgatit lëvizjen e parë te Manchester United

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Konjufca e Hoti do ta ndjekin nga afër seancën për çlirimtarët

Press Online14 Shtator 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Sytë janë drejtuar tashmë nga Haga. Të mërkurën, në Dhomat e Specializuara të Kosovës, pritet të shpallet verdikti i shkallës së parë në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Pas një procesi gjyqësor disavjeçar, vendimi i trupit gjykues pritet me interesim të madh, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Hagë dhe më gjerë.

Nga Qeveria e Kosovës është konfirmuar se të pranishëm në Hagë ku do ta përcjellin seancën pritet të jenë zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca dhe Ministri për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti.

Lajmin e ka konfirmuar për RTK-në, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka. Mësohet se Konjufca e Hoti pritet të jenë të pranishëm në galerinë e Dhomave të Specializuara prej ku do të përcjellin shpalljen e verdiktit.

Ndërkohë, në Hagë tashmë kanë mbërritur familjarë të të akuzuarve, por edhe qytetarë të shumtë nga Kosova dhe diaspora. Ata pritet të marrin pjesë nesër në tubimin e paralajmëruar në Hagë dhe në ditën kur do të shpallet vendimi.

RTK ka mësuar se interesimi për këtë proces është i lartë edhe në mesin e përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar. Një numër i konsiderueshëm diplomatësh pritet ta ndjekin nga afër seancën e së mërkurës.

I madh është edhe interesimi i mediave. Gazetarë dhe ekipe televizive nga Kosova dhe jashtë saj kanë mbërritur në Hagë për ta përcjellë drejtpërdrejt momentin e shpalljes së verdiktit.

Edhe Radiotelevizioni i Kosovës do ta përcjellë nga afër këtë proces, brenda dhe jashtë objektit të Gjykatës Speciale, përmes ekipeve të saj, duke sjellë për publikun zhvillimet dhe atmosferën nga Haga.

Kështu, vëmendja tashmë është përqendruar në Hagë, ku të mërkurën pritet të shkruhet një nga kapitujt më të rëndësishëm të procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Previous ArticleAna de Armas “çmend” rrjetin nga pushimet luksoze!
Next Article Një rekord që s’ka ndodhur që 26 vite në Premierligë, mund të ndodh sonte pas ndeshjes Leeds – Newcastle

Lajme të ngjashme

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026 KOSOVË

“Më ke bërë shumë padrejtësi e intriga sa ishe gjallë”, mbesa e Qumilit reagon pas ndarjes nga jeta të hallës

19 Nëntor 2026 KOSOVË

Në arrati prej sulmit në Banjskë, Bosnje-Hercegovina i ndalon Milan Radoiçiç hyrjen në vend

19 Nëntor 2026 KOSOVË

Analiza: A mund të marrin formë lidhjet akademike mes Kosovës dhe Kinës?

19 Nëntor 2026 KOSOVË

Vetëvendosje dhe PDK arrijnë marrëveshje për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

19 Nëntor 2026 KOSOVË

Gati 18 milionë euro në mal…

19 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Më në fund, Instagram sjell funksionin e shumëkërkuar!

Press Online20 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Për vite me radhë, një gabim i vogël drejtshkrimor apo një këngë…

Mourinho flet për të ardhmen e Endrickut mes zërave për largim

Press Online20 Nëntor 2026 SPORT

Jose Mourinho ka reaguar ndaj spekulimeve për të ardhmen e Endrickut te…

Pochettino përgatit lëvizjen e parë te Manchester United

Press Online20 Nëntor 2026 SPORT

Mauricio Pochettino ka identifikuar një nga objektivat e tij të parë për…

Hidhet shorti për ‘play-off’ dhe çerekfinale të Ligës së Kombeve

Press Online20 Nëntor 2026 SPORT

Sot (e premte), 20 nëntor 2026, është hedhur në selinë e UEFA-s…

Jennifer Lopez zgjedh dantellën transparente dhe diamantet për premierën në Los Angeles

Press Online20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jennifer Lopez u shfaq me një kombinim glamuroz në premierën e filmit…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.