Sydney Sweeney ka tërhequr sërish vëmendjen e rrjeteve sociale, këtë herë me një reklamë tepër provokuese për platformën sportive Novig, ku aktorja shfaqet nudo, duke përdorur topa dhe pajisje të ndryshme sportive për të mbuluar trupin.

Por pas imazheve që kanë shkaktuar jo pak reagime, fshihet një arsye shumë konkrete.
Sipas CEO-s së Novig, Jacob Fortinsky, ishte vetë Sweeney ajo që iu afrua kompanisë për të diskutuar një bashkëpunim. Aktorja, e cila tashmë është edhe aksionere e kompanisë, i kishte shpjeguar se ndihej jo rehat me mënyrën se si disa platforma të tjera të parashikimeve sportive vendosnin baste edhe mbi detaje shumë personale të jetës së saj.
Sydney na u afrua
-tha Fortinsky në një intervistë për “Front Office Sports”.

Sipas tij, aktorja i kishte thënë:
Ndihem jo rehat me platformat e tjera që kanë tregje për atë se çfarë ngjyre të brendshmesh do të vesh.
Në vend të kësaj, Sweeney u tërhoq nga fakti se Novig fokusohet vetëm te sporti.
Ka diçka të pastër te sporti
-mësohet të ketë thënë ajo.

Dhe pikërisht kjo ide u kthye në konceptin e reklamës. Në videon tashmë virale, Sweeney shfaqet në ambiente të ndryshme sportive, duke pozuar me topa futbolli, basketbolli dhe pajisje të tjera, ndërsa përcjell mesazhin se platforma merret vetëm me sport.
Mendo se i njeh sportet? Provoje
-thotë ajo në reklamë.
Në një tjetër moment, aktorja shfaqet e shtrirë mbi një tavolinë bilardoje dhe me humor shton:
Këtë nuk mund ta tregtosh, thjesht dukem mirë këtu.
Në fund të reklamës, mesazhi bëhet edhe më i qartë:
Asnjë bast për luftëra apo vdekje dhe asnjë politikë. Vetëm ju, parashikimet tuaja dhe sporti.
Vetë Sweeney e ka përshkruar fushatën si një ide të thjeshtë dhe argëtuese, duke theksuar se nuk dëshironte të ishte thjesht “fytyra” e kompanisë.

Në një intervistë për “Complex”, ajo tha:
Gjithmonë kam besuar se partneritetet më të mira janë ato ku të gjithë bashkëpunojnë; nuk më pëlqen thjesht të vendos fytyrën time mbi diçka.
Në një deklaratë të cituar nga “Variety”, aktorja e përmblodhi konceptin e fushatës me të njëjtën ide:
Koncepti është i thjeshtë: të heqim zhurmën dhe të përqendrohemi tërësisht te sporti. Fushata e sjell këtë ide në jetë me vetëbesim, humor dhe një qasje lozonjare.
Reklama ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, duke e kthyer Sweeney edhe një herë në qendër të debatit. Por përtej polemikave, bashkëpunimi është më shumë se një kontratë reklamimi: aktorja është bërë pjesë e kompanisë edhe në aspektin financiar, duke marrë një pjesë të pronësisë së Novig.
Duket se këtë herë Sweeney nuk zgjodhi thjesht të ishte protagoniste e një reklame. Ajo ndihmoi në krijimin e vetë idesë, dhe, siç ndodh shpesh me të, rezultati ishte një fushatë që askush nuk mund ta injoronte.


