Do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të kohëpaskohshme shiu. Në disa zona, reshjet do të jenë në formë stuhie, me shi të rrëmbyeshëm (mbi 15 l/m²), bubullima dhe erë të përforcuar. Do të fryjë erë e moderuar, ndërsa përgjatë luginës së Vardarit, kohë pas kohe do të jetë e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor, me shpejtësi që herë pas here do të arrijë deri në 40 km/h. Temperatura minimale do të lëvizë nga 12 deri në 19 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 27 deri në 33 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të kohëpaskohshme shiu. Në disa pjesë të fushëgropës, reshjet do të jenë në formë stuhie, me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të zbresë deri në 19 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 26 gradë.
Nesër do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të kohëpaskohshme shiu. Në disa zona, reshjet do të jenë të rrëmbyeshme dhe më të dendura (mbi 15 l/m²), të shoqëruara me bubullima dhe erë të përforcuar nga veriu, me shpejtësi mbi 40 km/h. Temperatura gjatë ditës do të jetë në rënie.
Më pas pason një periudhë me mot me diell dhe vranësira të pakta deri në mesatare. Të martën dhe të enjten, në disa vende do të ketë kushte për reshje shiu.


