Kanë dalë në shitje biletat e rezervuara për tifozët shqiptarë për ndeshjen San Marino – Shqipëri, e vlefshme për UEFA Nations League – Liga C, që do të zhvillohet më 29 shtator 2026, në stadiumin e San Marinos.
Tifozët shqiptarë që dëshirojnë të ndjekin Kombëtaren në këtë sfidë në transfertë mund të blejnë biletat për sektorët e dedikuar për tifozerinë mike.
Sektorët për tifozët shqiptarë ndodhen në Tribunën SUD, e cila në platformën e shitjes së biletave është e përcaktuar si “Albania”.
Si të blini biletën
Procedura e blerjes është e njëjtë me atë të ndjekur për ndeshjet e Kombëtares.
Tifozët duhet të hyjnë në platformën zyrtare të shitjes së biletave, të krijojnë një llogari duke përdorur adresën e email-it dhe më pas të përzgjedhin vendet që dëshirojnë në sektorët e dedikuar për tifozerinë shqiptare.
Biletat mund t’i gjeni në këtë link:
San Marino – Shqipëri
📅 29 shtator 2026
🏆 UEFA Nations League – Liga C
🏟️ Stadiumi i San Marinos
Tribuna SUD – “Albania”
FSHF fton tifozët shqiptarë që do të jenë në San Marino të përkrahin Kombëtaren dhe të krijojnë një atmosferë sa më të bukur në mbështetje të Shqipërisë.


