Kompania VIK ka zgjeruar kapacitetet e saj prodhuese në Prilep, ku sot është vënë në funksion një impiant i ri, si pjesë e investimit për zgjerimin e veprimtarisë së kompanisë, përcjell TV21. Me arritjen e kapacitetit të plotë të investimit, parashikohet hapja e rreth 300 vendeve të reja të punës.
VIK operon në Prilep që nga viti 2018, ndërsa zgjerimi i ri është i orientuar drejt ekonomisë qarkulluese, me fokus në riciklimin dhe ripërdorimin e produkteve dhe materialeve të përdorura.
Investimi pritet të rrisë kapacitetin prodhues të kompanisë dhe të krijojë mundësi të reja për punësim në qytet. Në këtë proces, rëndësi i është kushtuar edhe bashkëpunimit me pushtetin lokal dhe institucionet arsimore, me qëllim sigurimin e kuadrit të nevojshëm për kapacitetet e reja prodhuese./tv21.tv


