Kjo është medalja e artë me të cilën karateisti Matej Belistojanovski u kthye nga Lojërat Mesdhetare në Taranto.
Për të arritur fitoren, tha se është përgatitur gjithë verën dhe se pjesëmarrja në këto lojëra për të përbëjnë krenari.
“Veçanërisht është krenari që të sillet medalja e vetme e artë nga këto Lojëra Mesdhetare. Kisha katër përballje ku korra fitore 6 me 1 në përballje e parë në kundër-seri”, tha Matej Belistojanovski, karateist .
Përfaqësuesit e Maqedonisë u kthyen nga Taranto me gjashtë medalje – një të artë, dy të argjendta dhe tre të bronzta – të rrëmbyera nga Fati Vejseli, Rexhep Hajdari, Veronika Konseviq, Alen Rustemovski dhe Matej Belistojanovski.
“Këto medalje në Lojërat Mesdhetare për ne janë rezultat i madh dhe tregon se kemi mundës të mirë dhe cilësor. Do të jemi edhe më seriozë, do të bëjmë kushte edhe më të mira që në lojërat e ardhshme të kemi më shumë medalje”, u shpreh Muhamed Ibraimov, trajnues – disiplina mundje.
Kampionë janë edhe ata që ndoshta nuk arritën të marrin medalje, por dëshmuan se janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për t’i sjellë Maqedonisë fitore, tha kryetari i komitetit olimpik të vendit, Daniell Dimevski.
“Kishim rast që një vajzë e jona, që është e lindur në Gjermani, aq shumë e do shtetin e saj amë, edhe pse është rritur dhe jeton në Gjermani, ajo ishte shembull i vërtetë se si duhet Maqedonia. Kemi shembull kur një sportisti ynë i natyralizuar, Veronika në mundje, me beben e saj 11 muajshe, sapo ka lindur, gjeti forcë dhe motiv që të jetë e pranishme atje, të japë gjithçka nga vetja, për Maqedoninë dhe të fitojë medalje. Kjo histori jehoi shumë larg, të mos them në gjithë botën”, deklaroi Daniell Dimevski, kryetar i Komitetit Olimpik të Maqedonisë
Dimevski siguroi se në seancën e ardhshme të Bordit drejtues të Komitetit Olimpik të Maqedonisë një prej pikave që ai do ta ngre është shpërblimi ndaj medalistëve, gjë që siç sqaroi, në rregulloren për shpërblime për momentin nuk parashihet shpërblim për triumfuesit në Lojërat Mesdhetare.


