E ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, Nancy Van Horn, po zhvillon një takim me kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.
Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Vizion Plus Olta Blaceri.
Takimi po zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit dhe vjen pak pas nisjes së sesionit të ri parlamentar.
Deri më tani, nuk dihen detajet se cila është tema e diskutimit mes tyre.


