Gazetari i njohur, Drini Zeqo, ka qenë i ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Stenaldo Mëhillin, ku ka folur për aventurën e tij të re si opinionist në programin e dashurisë, “Për’puthen”.
I pyetur nga moderatori i emisionit nëse do ta falte tradhtinë, ai fillimisht tha se nuk kishte një përgjigje.
“Nuk kam përgjigje sepse është si puna e asaj çështjes së gjykimit, kur nuk e ke ndjerë si ndjesi, si emocion, si një ngjarje që ndodh në jetën tënde, ti nuk mund ta dish”, vijoi më pas Drini, duke e mbyllur: “Në parim, do thosha që nuk jam njeri që e fal lehtë tradhtinë por nuk e shmang hapësirën për t’a falur dikë”.
Stenaldo: Që ti je romantik e besoj pa të pyetur, po tradhtia do të ishte një gjë që do ta falje në jetën tënde?
Drini: Ua, çfarë ishte kjo pyetje.
Stenaldo: Më vjen keq por je futur në këto ujëra tani, të lutem.
Drini: Nuk kam një përgjigje.
Stenaldo: Do të thotë kjo që varet nga rrethanat apo personi?
Drini: Nuk kam përgjigje sepse është si puna e asaj çështjes së gjykimit, kur nuk e ke ndjerë si ndjesi, si emocion, si një ngjarje që ndodh në jetën tënde, ti nuk mund ta dish. Në tradhti, nuk është vetëm tradhtia emocionale apo tradhtia fizike. Tradhtia është një ndjesi që të shoqëron edhe në forma të tjera. Tradhti shoqërore, tradhti profesionale apo biznesi. Nuk e dimë asnjëherë. Unë jam njeri që mendoj se të dhënit një përgjigje fikse për gjëra kaq të pa papërcaktuara si kjo do të ishte e pamundur që të qaseshe. Në parim, do thosha që nuk jam njeri që e fal lehtë tradhtinë, por nuk e shmang hapësirën për ta falur dikë. Falja është shumë e bukur. Edhe unë do të doja të më falnin, ashtu siç dikush tjetër do donte që ta falin. Kështu që le ta lëmë pak të hapur.


