Hungaria u ka kërkuar 10 diplomatëve rusë, të cilët “u përfshinë në aktivitete që janë të papranueshme për diplomatët sipas Konventës së Vjenës”, të largohen nga vendi, ka deklaruar të martën ministrja e Jashtme, Anita Orban.
“Vendimi mbron sigurinë dhe sovranitetin e Hungarisë”, ka thënë ajo në një deklaratë në Facebook.
Ajo ka shtuar se vendimi nuk do të thotë se po ndërprehen marrëdhëniet diplomatike me Moskën.
“Kjo nuk nënkupton ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Rusinë. Hungaria synon të vazhdojë dialogun e nevojshëm, bazuar në respektin reciprok dhe respektimin e rregullave”, ka shtuar ajo.
Rusia ka reaguar menjëherë pas këtij njoftimi.
Ministria e Jashtme ruse ka thënë për RIA Novosti se Moska do të përgjigjej ndaj vendimit të Budapestit.


