Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka thënë se sipas tij Topi i Artë 2026 duhet t’i takojë njërit prej lojtarëve të PSG-së.
Ceremonia pritet të mbahet më 26 tetor në Londër, ndërsa favoritë për çmimin janë përmendur Kylian Mbappe, Lamine Yamal dhe Harry Kane.
Sipas mendimit tim, duhet të jetë një lojtar i PSG-së”, deklaroi Enrique.
Ai përmendi Fabian Ruiz dhe Ousmane Dembele si dy prej futbollistëve që, sipas tij, kanë argumente të forta për këtë çmim.
“Por nuk jam i interesuar për çmimet individuale”, përfundoi spanjolli.


