Ehat Miftaraj nga IKD ka reaguar pasi Avni Dehari ka caktuar seancën për konstituimin e Kuvendit të Kosovës më 9 shtator.
Miftaraj ka shkruar se historia do ta mbajë mend Deharin si dikush që po tallet me Kuvendin.
“Avni Dehari e ka shëndërruar Kuvendin e Kosovës në lodër me të cilen luan sipas tekeve të tij dhe urdhërave që merr nga partia.Republika i duron dhe i tejkalon dhe keto sfida, padyshim. Historia do i mbaj mend, e pasardhesit e ketyre qe po tallen me Kuvendin e Republiken mbase do skuqen dhe do iu vie marre per keto veprime te familjareve te tyre.”, ka shkruar ai.


