“Pardon My French”, pritet të vijë me një surprizë të re për dëgjuesit… Jonida Aliçkolli, Niko Komani dhe Aulona Musta.
Një emision ku si asnjëherë më parë mendimet dhe fjalët vijnë si në jetë, të pacensuruara… Mirë, ndoshta pak të censuruara. “Pardon my French” nga Jonida Aliçkolli, Niko Komani dhe Aulona Musta, ku e vetmja gjë që nuk dinë të bëjnë është të flasin frengjisht!
Një gjë është e sigurtë, të qeshurat dhe surprizat janë të garantuara. Nuk do të mungojnë të ftuarit në studio, diskutimet mbi tema të ndryshme në mënyrën më të ‘zhveshur’, si dhe muzikën më bukur të momentit.
Treshja pritet të sjellë një tjetër dinamikë në “Pardon My French”, me biseda pa filtra, humor, komente mbi personazhet e aktualitetit dhe sigurisht shumë batuta.
“Pardon My French”, nga 16 shtatori, çdo të mërkurë në orën 18:00, me të ftuar special dhe intervista ekskluzive.


