David dhe Victoria Beckham kanë sjellë sërish humor në rrjetet sociale, këtë herë nga kopshti i tyre në Cotswolds, ku ish-futbollisti duket se po shijon gjithnjë e më shumë pasionin për kopshtarinë.
Pas kthimit nga Festivali i Reading, ku çifti udhëtoi për të mbështetur djalin e tyre Cruz gjatë performancës me grupin The Breakers, David vendosi t’i tregonte Victorias disa prej prodhimeve që kishte rritur vetë.

Mes tyre kishte kumbulla, hudhra, qepë dhe një kungull me një formë mjaft të pazakontë.
Por pikërisht kungulli tërhoqi vëmendjen e Victorias.
Çfarë është ai, David?
-e pyeti ajo, ndërsa bashkëshorti iu përgjigj me qetësi se ishte një kungull.
Shakaja vazhdoi kur Victoria vuri re qepën e njomë të rritur në kopsht.

David, 51 vjeç, u duk krenar për madhësinë e saj, por Victoria nuk e la pa koment.
Nuk është aq e madhe sa të tjerat
-e ngacmoi ajo, duke sjellë një tjetër moment humoristik mes çiftit.

Më pas, David tregoi me krenari edhe hudhrën që kishte rritur vetë, për të cilën Victoria kishte vetëm një koment:
Mbresëlënëse.
Por momenti më argëtues erdhi kur David u përpoq të nxirrte një karotë nga toka.
Karota nuk po dorëzohej lehtë dhe Victoria ndërhyri duke i sugjeruar të përdorte të dyja duart.

Situata u shoqërua edhe me një tjetër batutë nga Victoria, e cila bëri shaka për “tensionin” e momentit.
Pasioni i Davidit për kopshtarinë nuk është më sekret. Ish-futbollisti ka treguar vazhdimisht në rrjetet sociale se sa shumë kënaqet duke kaluar kohë në kopshtin e shtëpisë së familjes në Cotswolds.
Pas më shumë se dy dekadash martesë, David dhe Victoria vazhdojnë të tregojnë një anë mjaft të çlirët të marrëdhënies së tyre, ku edhe një kungull i çuditshëm, një qepë apo një karotë kokëfortë mund të kthehen në burim argëtimi për çiftin.


