Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë vizën në ambasadën amerikane.
Berisha do të udhëtojë javën e ardhshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Teksas, për të marrë pjesë në konventën e Partisë Republikane.
Së bashku me Sali Berishën do të udhëtojnë: Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Enri Ceno dhe kryetari i PR, Fatmir Mediu.
Kjo është viza e parë që lideri i demokratëve merr nga ambasada amerikane pasi në vitin 2021 u shpall non grata.
Kujtojmë që Sali Berisha u përjashtua nga PD në 9 shtator të vitit 2021, nga kryetari i PD në atë kohë, Lulzim Basha.
/vizionplus.tv


