Kylie Jenner ka zbuluar se Kendall Jenner është motra e saj e preferuar, të paktën për një ditë, gjatë një bisede të sinqertë dhe plot humor me dy fëmijët e saj, Stormi dhe Aire.
Gjatë një videoje të publikuar në YouTube, Stormi vendosi t’i bënte të ëmës një sërë pyetjesh, duke përfshirë edhe një që mund ta vinte Kylie-n në vështirësi: cilën nga motrat e saj do të zgjidhte si të preferuarën?

Kylie fillimisht tha se nuk i pëlqen të bëjë dallime mes motrave të saj, por më pas pranoi se, nëse do të duhej patjetër të zgjidhte, atë ditë zgjedhja e saj do të ishte Kendall.
Kjo përgjigje shkaktoi një moment të këndshëm gjatë bisedës familjare, duke treguar edhe një anë më spontane të marrëdhënies mes motrave Kardashian-Jenner.
Por pyetjet e Stormi-t nuk përfunduan aty. Kylie u pyet gjithashtu se kush ka lëvizjet më të këqija të vallëzimit në familje. Pa u menduar gjatë, ajo përmendi Kim Kardashian.
Ndoshta tezja jote Kiki
-tha me shaka Kylie, duke shtuar se mendonte se edhe Kim do të ishte dakord me të.

Në videon e publikuar në YouTube, Stormi drejtoi pjesën më të madhe të pyetjeve, ndërsa Aire solli disa nga momentet më kaotike dhe argëtuese të bisedës.
Kylie, e cila ka dy fëmijë me reperin Travis Scott, vazhdon të jetë një prej figurave më të komentuara të familjes Kardashian-Jenner.
Jeta e saj personale është gjithashtu në qendër të vëmendjes për shkak të lidhjes me aktorin Timothée Chalamet.
Së fundmi, Jenner ka reaguar edhe ndaj spekulimeve se mund të jetë shtatzënë, duke thënë se është mësuar me historitë që krijohen rreth jetës së saj dhe se tashmë preferon thjesht të qeshë me to.
Ndërsa në familjen Kardashian-Jenner duket se konkurrenca për titullin e “motres së preferuar” vazhdon, për Kylie përgjigjja këtë herë ishte e qartë:
Kendall, të paktën “e ditës”.


