Kylie Jenner ka reaguar më në fund ndaj thashethemeve të fundit që pretendojnë se ajo dhe partneri i saj, aktori Timothée Chalamet, janë në pritje të një fëmije.
Ylli i “Kardashians” ka treguar se nuk është aspak e befasuar nga spekulimet që qarkullojnë vazhdimisht për jetën e saj private. Në një podcast të miqve të saj, 29-vjeçarja pranoi se tashmë është mësuar me historitë që krijohen rreth saj dhe ka zgjedhur të mos u japë shumë rëndësi.
Në vend që të reagojë ndaj çdo lajmi apo thashethemi, Jenner preferon t’i marrë gjërat me sportivitet.
Thjesht qesh me këtë dhe nuk më intereson aspak
-u shpreh 29-vjeçarja, duke shtuar se në fund njerëzit e kuptojnë vetë kur një histori nuk është e vërtetë.

Por Kylie kishte edhe një shpjegim shumë konkret për mënyrën se si, sipas saj, thashethemet për një shtatzëni mund të marrin fund.
Njerëzit mendojnë se jam shtatzënë tani. Nuk do t’i trajtoj të gjitha, sepse është sikur do të jem me bikini diku ose do të dal jashtë dhe thashethemet do të shuhen
-tha Jenner.
Deklaratat e saj vijnë pak kohë pasi Kylie kishte folur edhe për mundësinë e zgjerimit të familjes. Në atë rast, ajo ishte shprehur se ideja për të pasur një tjetër fëmijë në këtë periudhë i dukej “e çmendur”.

Kylie Jenner është nënë e Stormi dhe Aire, të cilët i ka nga lidhja e saj e mëparshme me reperin Travis Scott.
Ndërkohë, marrëdhënia e saj me Timothée Chalamet vazhdon të tërheqë vëmendje të madhe. Çifti, edhe pse përgjithësisht përpiqet ta mbajë romancën larg ekspozimit të tepërt, është parë së bashku në disa prej momenteve të rëndësishme të aktorit.
Pikërisht kjo dëshirë për privatësi duket se ka ushqyer edhe më shumë kuriozitetin e publikut.
Megjithatë, këtë herë Kylie nuk zgjodhi një deklaratë të gjatë për të mohuar thashethemet. Përkundrazi, duket se ka vendosur t’i lërë faktet të flasin vetë dhe, siç e tha ajo, një paraqitje me bikini mund të jetë e mjaftueshme për t’i dhënë fund gjithë historisë.


