Një vdekje tjetër dje nga Ethet e Nilit Perëndimor e ka çuar në 6 numrin e përgjithshëm të vdekjeve në Maqedoni, njoftuan sot autoritetet shëndetësore. Pacienti është një 72-vjeçar nga Aerodromi, i cili u shtrua në spital 15 ditë më parë me një pasqyrë të rëndë klinike. Infeksionet me Ethet e Nilit Perëndimor kanë shënuar një rritje prej më shumë se dhjetë pacientë brenda një jave. Nga gjithsej 51 raste të konfirmuara deri më tani, aktualisht vetëm 18 janë duke u kuruar në kushte spitalore, the drejtori Klinikës Infektive, Fadil Cana.
“Deri më sot në Klinikën për sëmundje ngjitëse janë të hospitalizuar 51 pacientë, prej të cilëve 27 deri më tani të shëruar dhe janë liruar nga Klinika. Momentalisht në Klinikë janë 18 pacientë, prej të cilëve 15 janë të vërtetuar me analiza laboratorike me infeksione të formës neuro-ivanzive”, theksoi Cana.
Pacienti më i ri i shtruar në klinikë nga pickimi mushkonjave të infektuara me Ethe të Nilit Perëndimorë, është 26-vjeçar, por ai është në gjendje të mirë shëndetësore. Pesë pacientë në moshë më të thyer janë në kujdes intensiv me një pasqyrë të rëndë klinike. Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, informoi se është konfirmuar prania e etheve të Nilit Perëndimor edhe te një korb i ngordhur në Resnjë.
“Agjencia e ushqimit dhe veterinarisë sot në mëngjes vërtetoi se një korb i ngordhur ishte i infektuar me Ethet e Nilit Perëndimorë, në parkun qendrorë afër Komunës së Resnjës. Korbi është lloj i zogjve që rri në të njëjtin habitat dhe nuk është zog shtegtarë, andaj ngordhja e tij mund të dëshmojë që aty ka një qarkullim lokal të virusit të Etheve të Nilit Perëndimorë”, u shpreh Klekovski.
Autoritet kanë njoftuar Qendrat për shëndet Publik në Manastir dhe Komunën e Resnjës për ndërmarrjen e masave të shtuara dhe spërkatje kundër mushkonjave sipas indikacioneve. Aktualisht, edhe dy shpendë nga rajoni i Shkupit janë në fazën e testimit. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se po ndjekin zhvillimin e situatës për hapat e mëtutjeshëm. Ata bëjnë thirrje që qytetarët të raportojnë për korba të ngordhur, pasi kjo mund të shpëtojë shumë jetë njerëzish dhe mos përhapjen e virusit në epidemi.


