Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Mjeshtri turk shndërron copëzat e drurit në figura kafshësh

20 Nëntor 2026

I premtuan nënës se do të bënin vetëm një tatuazh, binjaket mbulojnë 70 për qind të trupit dhe hyjnë në Guinness

20 Nëntor 2026

Dogana parandalon importin ilegal të 2.8 tonëve kripë të pajodizuar në Shkup

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Zjarri me katër të plagosur në skafin në Porto Palermo, dyshohet se benzina mori flakë nga një cigare që një prej të lënduarve po konsumonte!

Press Online18 Gusht 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Katër persona kanë mbetur të dëmtuar pas një zjarri që përfshiu një skaf në Porto Palermo, Himarë, teksa po kryenin punime për riparimin e motorit.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, në breg të detit, ku katër personat po punonin në pjesën e motorit të skafit. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se njëri prej tyre po konsumonte një cigare në momentin kur benzina e pranishme pranë motorit dhe në serbator mori flakë.

Flakët janë përhapur menjëherë, duke bërë që të katër personat të pësonin djegie. Ata kanë mundur të hidhen në det për t’i shpëtuar flakëve.

Siç raporton korrespondenti i Top Channel, Mikel Marsi, njëri prej të dëmtuarve ka pësuar djegie në rreth 50% të trupit, ndërsa një tjetër raportohet se ka marrë djegie edhe më të shumta.

Fillimisht, të katër të dëmtuarit janë transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Himarës. Më pas, për shkak të gjendjes së tyre, ata po transportohen drejt Vlorës dhe pritet të dërgohen më tej në Tiranë, për trajtim të specializuar.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po kryen verifikimet për të përcaktuar rrethanat e plota të incidentit.

Dyshimi paraprak është se prania e një burimi zjarri, konkretisht cigarja që po konsumonte njëri prej personave, mund të ketë shkaktuar ndezjen e benzinës, por shkaqet e sakta të ngjarjes pritet të përcaktohen pas hetimeve.

Previous ArticleKreu i Preshevës Sinani pret në takim kreun e Haraçinës Beqirin
Next Article Redon Berani prezanton për herë të parë partneren e tij?!

Lajme të ngjashme

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026 KOSOVË

“Më ke bërë shumë padrejtësi e intriga sa ishe gjallë”, mbesa e Qumilit reagon pas ndarjes nga jeta të hallës

19 Nëntor 2026 KOSOVË

Në arrati prej sulmit në Banjskë, Bosnje-Hercegovina i ndalon Milan Radoiçiç hyrjen në vend

19 Nëntor 2026 KOSOVË

Analiza: A mund të marrin formë lidhjet akademike mes Kosovës dhe Kinës?

19 Nëntor 2026 KOSOVË

Vetëvendosje dhe PDK arrijnë marrëveshje për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

19 Nëntor 2026 KOSOVË

Gati 18 milionë euro në mal…

19 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Mjeshtri turk shndërron copëzat e drurit në figura kafshësh

Press Online20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Yilmaz Kaya, 56-vjeç, nga Bingoli i Turqisë, prej vitesh shndërron copëzat e…

I premtuan nënës se do të bënin vetëm një tatuazh, binjaket mbulojnë 70 për qind të trupit dhe hyjnë në Guinness

Press Online20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Dy motra binjake identike, Aline Galiano dhe Alena Hahnle, kanë hyrë në…

Dogana parandalon importin ilegal të 2.8 tonëve kripë të pajodizuar në Shkup

Press Online20 Nëntor 2026 EKONOMI

Doganierët nga Drejtoria e Doganave të Maqedonisë Shkupi 3 parandaluan një përpjekje…

Durmishi: Shporta mesatare e konsumatorit në tetor ishte 59.149 denarë

Press Online20 Nëntor 2026 EKONOMI

Shporta mesatare e konsumatorit në tetor ishte 59.149 denarë, që është 942…

Çdo i katërti person në Maqedoni dëshiron të emigrojë, 11.9% kanë plane dhe veprime konkrete për t’u larguar

Press Online20 Nëntor 2026 EKONOMI

26.1% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut kanë ndërmend të shpërngulen për…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.