Pankartat e Rinisë Demokratike të Kosovës që u vendosën gjatë aksionit të tyre janë larguar nga dyert e Kuvendit të Kosovës.
Në hyrje të Kuvendit të Kosovës ata kishin vendosur një fotografi në të cilën shihen kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu dhe kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari mbi të cilët iu vendos etiketa ‘shkelësit e Kushtetutës’.
Kujtojmë se Partia Demokratike e Kosovës prej disa ditësh ka bërë thirrje për vazhdimin e seancës konstituive.
Rinia Demokratike e Kosovës etiketon Kurtin, Deharin dhe Haxhiun: “Shkelësit e Kushtetutës”
Rinia e PDK-së me aksion para Kuvendit, kërkojnë institucione (VIDEO)



