Teksa është në mes të negociatave me Barcelonën për Rodrin, Manchester City ka nisur kërkimet për zëvendësuesin e spanjollit me Citizens që kanë vendosur në shënjestrën e tyre Enzo Fernandez nga Chelsea.
Dhe në këtë pikë Manchester City duhet të përshpejtojë hapat pasi Chelsea që e vlerëson argjentinasin me 120 milionë paundë, i ka vendosur një ultimatum.
Klubi londinez i ka kërkuar Citizens që ka afat të bëjë ofertën e tii për Enzo Fernandez deri në orën 17:00 të se premtes nëse duan të nënshkruajnë me të në merkaton e kësaj vere e cila mbyllet në 1 shtator, ndërkohë që Manchester City është në bisedime edhe për Ayyoub Bouaddu
Enzo Fernandez ka edhe 6 vjet në kontratën e tij me Chelsea, por futbollisti ka pasur një lidhje të fortë me trajnerin Enzo Maresca që aktualisht është të Manchester City. Por nëse ky i fundit nuk e plotëson kërkesën e Bluve të Londrës, atëherë Enzo Fernandez nuk do të transferohet në Etihad.


